​The Guardian: Mata futbollisti më i mirë i vitit 2017 – GazetaExpress

Gazeta e madhe britanike, The Guardian ka përzgjedhur mesfushorin e Manchester Unitedit, Juan Mata si futbollistin më të mirë të vitit 2017

Mesfushori spanjoll gjatë vitit 2017 nisi një iniciativë për të ndihmuar njerëzit në nevojë, duke ndarë 1 për qind të pagës vjetore.

Kjo nismë e Mata pati sukses, pasi atij ju bashkuan shumë emra të mëdhenj, ndër ta edhe Mats Hummels, Giorgio Chiellini, Alex Morgen, e trajneri i Hoffenim, Julian Nagelsmann.

Kjo ka bërë që The Guardian ta përzgjedh spanjollin si lojtarin më të mirë të vitit. /Express/