6 ushqime që dëmtojnë shëndetin e gojës –

Janë disa elementë që prishin bukurinë e buzëqeshjes tuaj: soda, ëmbëlsirat e rënda, pijet energjike të cilat janë të larta në sheqer, një nga kontribuuesit kryesorë të dëmtimit të dhëmbëve. Sheqeri është një karbohidrat që ngjitet. Bakteret shkojnë në të dhe prodhohet acid.

1. Agrumet. Vitamina C e gjendur në to është shumë e rëndësishme për ruajtjen e kolagjenit në mishrat e dhëmbëve, por nëse hani me shumicë, smalti i dhëmbëve tuaj mund të zbutet dhe dëmtohet. Dhe smalti nuk zhvillohet përsëri. Limoni dhe lima janë veçanërisht të ashpra, gjithashtu lëngjet e frutave pasi janë të larta në sheqerna. Një studim ka treguar se lëngu i grejprfutit ka veti erozive, ashtu si Cola.

2. Bajamet. Ato janë të pasura me vitaminë E dhe plot yndyra të shëndetshme për ju. Por ato mund të dëmtojnë dhëmbët tuaja dhe mund të shkaktojnë fraktura duke qenë se janë të forta.

3. Turshitë. Janë të ulëta në kalori, por të larta në shije. Ato kanë sasi të larta acidi për shkak të uthullës, në këtë mënyrë demineralizojnë dhëmbët tuaj.

4. Frutat e thara. Janë shumë të shëndetshme, por duke qenë se u është drenazhuar uji, ato janë shumë të përqendruara në sheqer, i cili tenton të ngjitet në dhëmbët tuaj.

5. Kafeja. Është shumë e pasur në antioksidantë, por ka aftësi të njollosë dhëmbët. Këto njolla tentojnë të tërheqin gurëzat. Kur njollat mbulojnë sipërfaqet e dhëmbëve, pllakëzat zënë vend më lehtë.

6. Gjalpi i kikirikut. Duke qenë ngjitës, ka aftësinë të qëndrojë për një kohë të gjatë në dhëmbë, kështu që ka më shumë gjasa t’ju rritet kaviteti.

GazetaExpress