9 mrekullitë shëndetësore të verës se kuqe –

Ka ende shumë sekrete që po i zbulojmë pak nga pak për verën e kuqe. Zbuloni 9 efektet mrekullibërëse të kësaj pije mjaft të preferuar.

Vera lufton aknet

Ky produkt përmban antioksiduesin resveratrol i cili ul numrin e baktereve që shkaktojnë aknet. Nga ana tjetër duke u bashkuar edhe me peroksidin e benzolit (molekule që gjendjet tek kremrat kundër akneve) trajtimi bëhet edhe më i shpejtë.

Vera i bën mirë zemrës

Është serish resveratroli ai që ul sasinë e yndyrës në mënyrë që ajo të mos grumbullohet nëpër arterie. Flavonoidet dhe saponinat që gjenden gjithashtu në vere e mbrojnë sistemin kardiovaskular.

Vera iu bën mirë dhëmbëve

Vera e kuqe forcon smaltin e dhëmbëve duke bërë që këto të fundit të mos prishen dhe lufton shumimin e baktereve. Veç të tjerash, polifenolet ulin inflamacionin mishrave dhe i mbrojnë ato nga sëmundjet.

Vera na ndihmon për një gjumë më të mirë

Melatonina që gjendet tek ky produkt do ju ndihmoje të flini me shpejt pas një dite të lodhshme dhe stresuese.

Vera na mbron nga rrufa

Një studim amerikan ka treguar se njerëzit që pinë verë të kuqe kanë 40% më pak mundësi të preken nga rrufa.

Vera i bën mirë lëkurës

Ky produkt ngadalëson plakjen e lëkurës dhe ndihmon të pakësimin e rrudhave. Janë pikërisht antioksidantet ata që përthithin radikalet e lira të cilat mund të dëmtojnë epidermën.

Vera forcon kockat

Një studim australian ka treguar se femrat që pinë rreth 2 gota verë në ditë kanë më pak mundësi të preken nga osteoporoza.

Vera ul rrezikun për shfaqjen e kancerit

Resveratroli lufton kundër qelizave kancerogjene sidomos ato që ndodhen tek gjiri apo tek mushkëritë.

Duke pirë verë jetojmë më gjatë

Shkencëtarët kanë dëshmuar se personat që pine gjatë gjithë jetës verë (sigurisht pa e tepruar) jetojnë me gjatë. Vera e kuqe në fakt na mbron nga sëmundja e Alzheimer-it dhe nga sëmundjet mendore.

Gjithsesi mos harroni se vera e kuqe sjell gjithë këto të mira vetëm kur pihet me maturi dhe pa e tepruar.

GazetaExpress