Kelmendi tregon pse disa deputetë “nuk e dëshirojnë” liberalizimin e vizave

Kelmendi tregon pse disa deputetë “nuk e dëshirojnë” liberalizimin e vizave

Lajme
Sipas autorit të emisionit "Rubikon", disa deputetëve nuk po iu konvenon liberalizimi i vizave, sepse qytetarët e shohin Evropën si ka ecur.“Pse disa deputetë nuk e dëshirojnë liberalizimin e vizave? Se e dinë në çfarë gjendje e kanë sjellë Kosovën dhe nuk iu konvenon që qytetarët ta shohin sa ka ecë Evropa”, ka shkruar Kelmendi në Facebook. Çështja e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që ta dominojë të enjten në vend, teksa të gjithë sytë do të jenë nga Kuvendi i Kosovës. Deputetët do të votojnë pro ose kundër marrëveshjes për shënimin e kufirit, ratifikimi i së cilës po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë sot se pret që pret që Marrëveshja për demarkacionin e kufirit ndë
Mbi 5 mijë punonjësve të OKB’së ju ulet paga

Mbi 5 mijë punonjësve të OKB’së ju ulet paga

Lajme
Për muajin qershor të këtij viti është paralajmëruar se atyre do t`u shkurtohen pagat për 5 për qind. Kështu thotë për srf Ian Richards, sekretar i përgjithshëm i organizatës së nëpunësve të OKB-së në Gjenevë.Ulja e të ardhurave është vendosur pa kërkuar më parë qëndrimin e punonjësve të cilët i prek ky vendim, thotë Richards. Veç kësaj, sipas tij aktualisht nuk ka pothuaj fare punësime të rregullta (fikse) por më shumë kontratat ë kufizuara për disa muaj, shkruan albinfo.chNëpunësit i kanë mbështetur shpresat te një vendim i pritshëm gjyqësor për një rast që po procesohet në Gjykatën e Punës, në rast se vendimi që do të merret do të jetë në favor të nëpunësit, atëherë edhe vendimi për shkurtimin e pagave pritet të shfuqizohet./gazetaexpress/
E enjtja në Kosovë: Të gjithë sytë nga Kuvendi

E enjtja në Kosovë: Të gjithë sytë nga Kuvendi

Lajme
Çështja e Demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi pritet që ta dominojë të enjten në vend, teksa të gjithë sytë do të jenë nga Kuvendi i Kosovës.Deputetët do të votojnë pro ose kundër marrëveshjes për shënimin e kufirit, ratifikimi i së cilës po mban peng liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës nga Bashkimi Evropian. Në mëngjes, në orën 9, në Prishtinë, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, do të presë në takim anëtarët e Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, për të shënuar Ditën Evropiane të Viktimave të Krimit. Në orën 10, Kuvendi Komunal i Gjilanit do të mbajë seancën e tij të radhës. Në të njëjtën kohë, në kryeqytet, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) do të publikojë “Indeksin e perceptimit të korrupsionit 2017”. Gjysmë ore më vonë, në Vushtrri
Vuçiq: Marrëdhëniet me Rusinë do t’i thellojmë edhe më shumë

Vuçiq: Marrëdhëniet me Rusinë do t’i thellojmë edhe më shumë

Lajme
Këtë Vuçiq e ka thënë gjatë një konference më ministrin e Jashtëm të Rusisë, Sergej Lavrov, që është duke qëndruar për vizitë në Serbi, shkruan Tanjug, përcjell Klan Kosova.“Besoj se mund të ketë lloje të ndryshme dëshirash dhe presione që marrëdhëniet të shkojnë në drejtim tjetër, por Serbia do të jetë në linjën e njëjtë, me respektin e marrëdhënieve tradicionale dhe zhvillimin e tyre me Rusinë”.Vuçiq ka thënë se vënia e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve 180 vjet më parë tregon për bashkëpunimin mes tyre dhe problemet e pakta.“Jam burrë fort preciz dhe njerëzit në Serbi – ata që më duan dhe ata që nuk më pëlqejnë e dinë se kur them diçka ashtu edhe është. Serbia nuk do ta ndryshojë politikën e saj karshi Rusisë”./gazetaexpress/
Shakhtar fiton betejën e parë ndaj Romës

Shakhtar fiton betejën e parë ndaj Romës

Sport
Skuadra ukrainase ka bërë një hap të madh drejt çerekfinales së Ligës së kampionëve, duke fituar përballjen e parë ndaj Romës me rezultat 2:1.Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Under në minutën e 41, me të cilin rezultat përfundoi pjesa e parë. Vendësit nuk u dorëzuan dhe arritën që në pjesën e dytë të përmbysin rezultatin në 2:1, me golat e Perreyra dhe Fred. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet pas tre javësh në Olimpico të Romës. /Express/  /gazetaexpress/
​De Gea shpëton Unitedin nga humbja ndaj Sevillas

​De Gea shpëton Unitedin nga humbja ndaj Sevillas

Sport
Ndeshja e parë ndërmjet Sevillas dhe Manchester Unitedit në Ligën e Kampionëve ka përfunduar baras 0:0.Spanjollët nga minuta e parë e deri në të fundit ishin skuadër dominuese, por pavarësisht kësaj nuk arritën të shënojnë golin e fitores. Më meritori për këtë ishte portieri David de Gea, i cili bëri mbi 10 pritje në këtë takim. Ndeshja e kthimit ndërmjet këtyre dy skuadrave do të zhvillohet pas tre javësh në Old Trafford të Unitedit. /Express/ /gazetaexpress/
Deda, Qeverisë: A jeni more në tokë të bukës?

Deda, Qeverisë: A jeni more në tokë të bukës?

Lajme
Deda ka shkruar në Facebook se Projektligji, Raporti i Komisionit Shtetëror dhe Deklarata e presidentit të Kosovës dhe e atij të Malit të Zi janë në kundërthënie me njëra-tjetrën.Shkrimi i plotë i tij:Në prag të mbajtjes së seancës së Kuvendit për demarkacion, Qeveria e ka sjellë projektligjin KONTRADIKTOR për ratifikim, sepse përmban:1. Marrëveshjen e 2015;2. Raportin e Komisionit Shtetëror të udhëhequr nga Shpejtim Bulliqaj që thotë që marrëveshja e 2015 është vepër penale dhe e cenon integritetin territorial të Kosovës; dhe3) Deklaratën e Kosovës dhe Malit të Zi, juridikisht e obligueshme për të dy shtetet, që e obligon Trupin e Përbashkët Punues që ta korrektojë kufirin në drejtim të Çakorrit dhe Kullës së Zhlepit, pasi të ratifikohet marrëveshja e 2015 (deklaratë që pranon që marrëves
Shakhtar përmbys Romën

Shakhtar përmbys Romën

Sport
GazetaExpress E mërkurë, 21 Shkurt 2018 22:16 <!-- GazetaExpress E mërkurë, 21 Shkurt 2018 22:16--> Mesfushori brazilian, Fred ka kaluar skuadrën e tij Shakhtar në epërsi 2:1 ndaj Romës, në kuadër të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: Data: 21 Shkurt 2018 22:16 Autori: GazetaExpress /gazetaexpress/
Bartomeu: Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën

Bartomeu: Messi do të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonën

Sport
Josep Bartomeu shpreson se njëjtë sikurse edhe Andres Iniesta edhe Leo Messi të nënshkruajë kontratë të përjetshme.Ai tha se argjentinasi është lojtari më i mirë që ka Barcelona dhe nuk e duan atë vetëm si lojtar, por edhe si legjendë. “Ne jemi skuadër që duam futboll të bukur. Ne kemi stil unik de Messi është lojtari më i mirë në botë, lojtari kyç i yni”, tha Bartomeu për Bloomberg. “Andres Iniesta është një shembull. Ne e duam atë këtu jo vetëm si lojtar, por edhe si legjendë”, vazhdoi ai. “Messi ka nënshkruar kontratë katër vjeçare, por shpresoj se kjo nuk do të jetë e fundit me Barcelonën”, tha në fund Bartomeu. /Express//gazetaexpress/
Rezultatet dhe statistikat e ndeshjeve Sevilla – United dhe Shakhtar – Roma

Rezultatet dhe statistikat e ndeshjeve Sevilla – United dhe Shakhtar – Roma

Sport
Sevilla ka dominuar në pjesën e parë ndaj Manchester Unitedit, por nuk ka arritur të shënonte golin e epërsisë, pavarësisht disa rasteve shumë të mira.Unitedi në anën tjetër shumicën e kohës është mbrojtur, duke tentuar të rrezikonte me anë të kundërsulmeve. Në ndeshjen tjetër që po zhvillohet, Roma ka mbyllur pjesën e parë me epërsi minimale 0:1, me golin e vetëm të shënuar nga Under në minutën e 41’të. /Express//gazetaexpress/