Agron Mustafa: I kam video dëshmitë që më sulmuan

Drejtori i Vala-së, Agron Mustafa ka dhënë versionin e tij pas sulmit qe kishte sot nga dy policë, Avni Berisha dhe Nazim Sahiti, drejtori i Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsionit.

Në një bisedë përmes telefonit, Agron Mustafa, ka thënë për portalin Infokusi se ai është sulmuar fizikisht dhe për këtë ka dëshmi të incizuara nga telefoni.

“Ende jemi në polici. Janë të pavërteta deklaratat që po jep Nazim Sahiti. Unë jam sulmuar nga polici i njohur si Tarkani dhe Nazim Sahiti i cili i ka asistuar dhe ndihmuar. Tani jam duke u marrë në pyetje por jam i zhgënjyer se çfarë po tentohet të bëhet. Sikur ka një tendencë që rasti të kthehet në të kundërtën. Realiteti është se, Tarkani i ndihmuar nga Nazim Sahiti me kanë sulmuar dhe për këtë kam fakte të incizuara”, ka thënë Mustafa.

Ndryshe ai ka treguar se ka marrë edhe lëndime trupore dhe ka dhimbje edhe në këto momente, por po qëndron në stacion të policisë për t’i kryer të gjitha procedurat e marrjes në pyetje.

/gazetaexpress/