Author: admin

Limoni: 20 mënyra se si mund ta përdorni “ndryshe” – GazetaExpress

Limoni: 20 mënyra se si mund ta përdorni “ndryshe” – GazetaExpress

Shendeti
Shumica e njerëzve janë mësuar ta përdorin limonin për të qetësuar fytin e skuqur dhe për t’i shtuar vaktit një shije tjetër. Megjithatë, diversiteti i aplikimit të limonit, është shumë më i larmishëm.1. Aromatizues frigoriferi.Nëse dëshironi të largoni erën e përzier të produkteve të frigoriferit tuaj, mënyra më e thjeshtë është të shtrydhni një limon në pambuk, apo mbi një sfungjer, dhe ta lini në frigorifer për disa orë. Mos harroni të hidhni edhe produktet që mendoni se po e shkaktojnë erën e pakëndshme.2. Rregullues i presionit të gjakut.Limoni përmban kaliumqë kontrollon presionin e lartë të gjakut dhe pakëson efektin e të përzierave dhe marrjes së mendve.3. Ndalon nxirjen e lulelakrës.Lulelakra ka prirjen të kthehet në ngjyrë kafe edhe në gatimin më të vogël. Për t’u siguruar që per
Si t’i prisni thonjtë e foshnjës suaj

Si t’i prisni thonjtë e foshnjës suaj

Shendeti
Thonjtë e foshnjës suaj janë më të butë dhe më elastik se tuajat por mos gaboni ata janë tejet të mprehtë! I porsalinduri ka pak kontroll mbi gjymtyrët e tij dhe shume lehtë mund të përfundojë duke gërvishtur fytyrën e tij apo tuajën. Thonjtë e vegjël të duarve rritën aq shpejt sa që ka nevojë të shkurtohen edhe disa herë në javë. Ndërsa thonjtë e këmbëve nuk kanë nevojë për shkurtime të shpeshta. Si t’ia pres thonjtë e foshnjës sime pa ja prerë majat e gishtave? Koha më e mirë për të bërë këtë gjë është kur ai fle. Tjetër kohë ideale është pas larjes në banje kur thonjtë e tij janë më të butë. Përkujdesuni që të keni mjaft dritë për të parë se çfarë bëni. Përdorni gërshërë të vogla për foshnje. Tërhiqeni pjesën tulit te gishtit sa më larg majës së thonjve që të mos prisni lëkurën, dhe
5 mënyrat për të eliminuar dhjamin në shpinë

5 mënyrat për të eliminuar dhjamin në shpinë

Shendeti
Keni fryerje apo gunga pas shpinës, konkretisht rreth zonës së sytjenave, të cilat janë të bezdisshme dhe keni mëri të mirreni me to. Por, ju mund të ndiheni shumë më të sigurtë në lëkurën tuaj me vetëm disa përpjekje të vogla shtesë. Sigurisht, synimi në disa pjesë të caktuara të trupit për të djegur dhjamin nuk funksionon, por këto këshilla të shëndetshme mund t’ju ndihmojnë që të arrini rezultatet që i dëshironi! 1. Praktikoni ushtrimet kardio Nëse jeni serioze për shmangien e yndyrës në trup dhe shpëtimin nga ajo, duhet të filloni të bëheni serioze edhe në lidhje me ushtrimet kardio. Vlerësohet, se mesatarisht duhet të kryeni seanca 60 minutëshe pesë herë në javë. Për ushtrime kardio më intensive, zgjedhni intervalet kohore për trajnime pas periudhës kur trupi juaj të jetë përmi
Departamenti Amerikan i Shtetit u drejtohet Thaçit, Veselit e Haradinajt: Duart larg nga Gjykata Speciale –

Departamenti Amerikan i Shtetit u drejtohet Thaçit, Veselit e Haradinajt: Duart larg nga Gjykata Speciale –

Lajme
Pas deklaratave të ashpra të Ambasadës së ShBA të premten, ku iu bë vërejtje liderëve që të ndalin përpjekjet për shfuqizim e Gjykatës Speciale ka ardhur një reagim edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Thaçit, Haradinajt e Veselit u kërkohet që ti përmbahen zotimeve të tyre ndaj punës së Gjykatës. "Ne u bëjmë thirrje liderëve politikë në Republikën e Kosovës dhe Deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ta ruajnë zotimin për punën e Dhomave të Specializuara dhe ta lënë të pandryshuar autoritetin dhe juridiksionin e gjykatës", thuhet në mes tjerash në deklaratën e Depertamentit të Shtetit Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thellësisht të dëshpëruara nga përpjekjet e fundit të Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, gjykatë e themeluar për të dëg
Horoskopi Ditor per sot E Shtune 30 Dhjetor 2017

Horoskopi Ditor per sot E Shtune 30 Dhjetor 2017

Horoskopi
Dashi Këtë ditë atmosfera mund të jetë disi romanike për Dashin. Por emocionet duhet të veprojnë pak me aksionet, ose e kundërta, ato mund të ulin pasionin. Qetëso entuziazmin dhe shtyje veten lehtë para ideve pasive kundërshtuese për të ardhmen tuaj. Demi Mundohuni të mos merrni ndonjë vendim të rëndësishëm që lidhet me arsimin, udhëtimin, karrierën, të ardhmen tuaj, si dhe zgjedhjen e miqve dhe aleatëve. Do e keni jashtëzakonisht të vështirë që të bëni një vlerësim të qartë të potencialit tuaj personal. Ju mund të shpenzoni shumë kohë duke u lëkundur dhe duke u treguar dyshues për planet dhe idetë tuaja. Binjakët Në qoftë se ju ndiqni intuitën tuaj, ju mund të merrni në mënyrë të papritur njohuri të reja, të merrni mundësi të mrekullueshme dhe të takoheni me autoritete të mi
A ka filluar prokuroria hetimet për hartat e demarkacionit me Malin e Zi?

A ka filluar prokuroria hetimet për hartat e demarkacionit me Malin e Zi?

Lajme
Komisioni për Punë të Jashtme të martën e kësaj jave ngriti dyshime se mund të ketë pasur ndërhyje në hartat për shënjimin e kufirit Kosovë – Mali i Zi nga komisioni i Murat Mehës, duke aluduar në elemente të kryerjes së veprës penale. Por Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi thotë se hetimet nuk kanë filluar ende dhe se pret nga institucionet të lajmërojnë nëse janë në dijeni për këtë lloj shkelje. Kryesuesja e komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani gjatë mbledhjes së të martës për shqyrtimin e raportit ka pasur një pyetje në drejtim të komisionit për Demarkacionin nëse ka pasur ndërhyrje në raportin e hartuar. “ nëse ka pasur ndërhyrje atëherë kjo përbën vepër penale”, ishte shprehur ajo. Por edhe pas këtyre pretendimeve Prokuroria e Shtetit ende nuk i ka nisur hetimet. Kryepr
Sondazhi: 64 për qind e votuesve janë kundër ndërtimit të xhamisë në kampusin e UP’së

Sondazhi: 64 për qind e votuesve janë kundër ndërtimit të xhamisë në kampusin e UP’së

Lajme
Në një sondazh të gazetës Express së a duhet zhvendosur kampusi i Universitetit të Prishtinës për t’u ndërtuar xhamia, 36 për qind kanë qenë pro kësaj kërkese dhe 64 për qind kundër. Janë 1200 votues që e kanë dhënë mendimin e tyre rreth këtij debati që ka ngjallur reagime të shumta në vend. Së fundmi, nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli, ka dalë me idenë që brenda kësaj zone të ndërtohet edhe një tjetër objekt fetar. Një xhami me 20 kupola. Megjithatë, diçka e tillë për Këshillin Drejtues të Universitetit “Hasan Prishtina” është e papranueshme. Por, për realizimin e një ideje të tillë, që Pacolli po synon ta bëjë në Prishtinë, ky nuk është konsultuar fare me zotëruesit aktual të kësaj zone. Këshilli Drejtues i UP’së ka bërë të ditur për Gazetën Express se UP’ja n
Thaçi, Veseli dhe Haradinaj ka mundësi t’i tradhtojnë SHBA’ne gjatë këtyre ditëve

Thaçi, Veseli dhe Haradinaj ka mundësi t’i tradhtojnë SHBA’ne gjatë këtyre ditëve

Lajme
Tre zyrtarët më të lartë të shtetit Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj pritet ta vazhdojnë ditëve të ardhshme aventurën e tyre me Gjykatën Speciale. Ata ka mundësi të marrin vendim për shfuqizimi e këtij institucioni, të ndihmuar edhe nga Albin Kurti, i cili besohet se sot është liruar nga paraburgimi pikërisht për këtë arsye. Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj kanë vendosur t’i shkojnë deri në fund planit për shfuqizimin e Gjykatës Speciale të nisur një javë më parë në Kuvendin e Kosoës. Pas pengesës fillestare që u doli në Kryesinë e Kuvendit, ku pas ndërhyrjes së Ambasadorëve të SHBA’së, Britanisë së Madhe të cilëve iu bashkuan edhe ambasadorët e Gjermanisë, Francës e Italisë, ata kanë nuk kanë dhënë ndonjë sinjal se do të ndalen. Përkundrazi kanë folur intensivish
A do të amnistohet hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend?

A do të amnistohet hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend?

Roze
Në Kuvendin e Kosovës, një grup deputetësh ka marrë nismën, që përmes mbledhjes së nënshkrime, të kërkohet amnistimi i të gjithë deputetëve të cilët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvendin e Kosovës gjatë viteve 2015 dhe 2016. Janë 15 zyrtarë të lartë shtetërorë, përfshirë deputetë dhe ministra, ndaj të cilëve ka procedura gjyqësore në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për shkak të hedhjes së gazit lotsjellës gjatë mandatit të kaluar të Kuvendit. Aktualisht procesi gjyqësor po zhvillohet vetëm ndaj katër deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por në listën e atyre që kanë hedhur gaz lotsjellës ka edhe deputetë apo zyrtarë të lartë qeveritarë nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën. Ahmet Isufi, shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, tha për Radion
Kurti: Nuk jam babë i Vetëvendosjes

Kurti: Nuk jam babë i Vetëvendosjes

Lajme
Kandidati i vetëm deri tani për kryetar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, pas lirimit nga paraburgimi, ka treguar nëse ka marrë të paktën një mesazh urimi nga Dardan Molliqaj, mes të cilëve është bërë publike një mos pajtueshmëri brenda partisë së tyre. Kurti ka thënë për 'Kosova Press' se ai ende nuk e ka hapur telefonin dhe nuk e di nëse ka marrë një mesazh urimi për lirimin nga paraburgimi nga kolegu i tij i partisë, Daradan Molliqaj. “Unë ende nuk e kam hapur telefonin prej se u lirova nga paraburgimi erdha drejt në zyre dhe po shkojë në shpi”, ka thënë deputeti i VV'së i akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës. Kurti është pyetur edhe lidhur me fjalorin e përdorur nga Aida Dërgutit. “Gjithçka do të diskutojmë brenda VV për mua çështja thelbësore është programi dhe ajo që ësht