Kulture

Pse kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen, sipas gazetares zvicerane?

Pse kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen, sipas gazetares zvicerane?

Kulture, Kuriozitete
Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjetor është kthyer nga Prishtina, në një artikull për albinfo.ch shkruan mbi atmosferën e atjeshme festive në prag të Krishtlindjes. Ajo zbulon shkaqet përse në një vend me shumicë myslimane festohet me kaq entuziazëm një festë e krishterë Një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, tregon: Krishtlindja është festë e popullarizuar. Bredhat e Krishtlindjes dhe kurorat zbukurojnë rrugët dhe kafenetë. E çuditshmja në këtë rast është se shumica e popullsisë së Kosovës dhe Prishtinës është myslimane. Si funksionon kjo? Njerëz nga Prishtina dhe rrethina e saj na shpjegojnë përse Krishtlindja është kaq popullore në mesin e myslimanëve. Kur në Prishtinë errësohet, bulevardi “Nënë Tereza” shkëlqen nga dritat. Vargje të panumërt