Kuriozitete

Kuriozitete te ndryshme nga te gjitha fushat.

Mblidhen mbi 200 kravata për Haradinajn, nesër do t’i dorëzohen

Mblidhen mbi 200 kravata për Haradinajn, nesër do t’i dorëzohen

Kuriozitete, Lajme
Pas deklaratës së kryeministrit Haradinaj se ‘e rriti pagën’ pasiqë ‘i duhen edhe për kravata dhe këmisha’, kanë nisur shakatë në internet. Kushtrim Mehmeti ishte njëri nga ata që nisi një ‘aksion humanitar’ për të mbledhur kravata dhe për t’ia dhuruar kryeministrit. Deri tani ai ka mbledhur 204 sosh. “Aksioni humanitar i Kushtrim B Mehmetit për ta ndihmuar kryeministrin Haradinaj! Deri tani ai ka mbledhur 204 kravata të cilat neser do ia dorëzoj kryeministrit”, ka njoftuar Mehmeti.
Noton për të shkuar në punë(Video)

Noton për të shkuar në punë(Video)

Kuriozitete
Shumica e njerëzve udhëtojnë me autobus, tren apo makinë, përballen me trafik të dendur e madje si rezultat ballafaqohen me shefat për ndonjë vonësë të mundshme. Por për të shmangur të gjitha këto dhe i ngopur me stresin e lëvizjes në rrugët e qytetit të zënë, Benjamin David, paketon gjërat e tij personale të nevojshme për punë dhe zhytet në lumin Isar të Mynihut. David noton për 2km përgjatë lumit të Gjermanisë, ndërsa varësisht nga sezoni, ai mban mbathje apo një kostume të gjatë – si dhe sandale prej gome për të mbrojtur këmbët e tij nga xhami ose biçikleta e rastit që hedh në lumë. Sipas tij udhëtimi i tij është më i shpejtë dhe më relaksues sesa ai në trafik përmes makinave. /botasot/
Pse kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen, sipas gazetares zvicerane?

Pse kosovarët me shumicë myslimane festojnë Krishtlindjen, sipas gazetares zvicerane?

Kulture, Kuriozitete
Gazetarja zvicerane, Aleksandra Hiltmann, e cila më 24 dhjetor është kthyer nga Prishtina, në një artikull për albinfo.ch shkruan mbi atmosferën e atjeshme festive në prag të Krishtlindjes. Ajo zbulon shkaqet përse në një vend me shumicë myslimane festohet me kaq entuziazëm një festë e krishterë Një vizitë në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, tregon: Krishtlindja është festë e popullarizuar. Bredhat e Krishtlindjes dhe kurorat zbukurojnë rrugët dhe kafenetë. E çuditshmja në këtë rast është se shumica e popullsisë së Kosovës dhe Prishtinës është myslimane. Si funksionon kjo? Njerëz nga Prishtina dhe rrethina e saj na shpjegojnë përse Krishtlindja është kaq popullore në mesin e myslimanëve. Kur në Prishtinë errësohet, bulevardi “Nënë Tereza” shkëlqen nga dritat. Vargje të panumërt
Dokument i rrallë kushtuar Skënderbeut

Dokument i rrallë kushtuar Skënderbeut

Kuriozitete
NGA: GJON KEKA "Engjëjt e dalluar dhe të shkëlqyeshëm,ushtrisë Konstantiniane,dhe urdhërit të martirëve të dalluar të shenjtit Gjergj,shkruar greqisht dhe përkthyer në latinisht, kushtuar Burrit fisnik Gjergj Kastrioti i origjinës Epirote, dhe dedikuar Dukëve dhe Princave të shkëlqyer, Dhimitrit, Mihalit,Kantakuzenit, Engjëllit, Flavit ,Komnenit. dhe zotëruesve të tashëgimisë së Moldavisë dhe Besarabisë.“ - Këtë dokument e gjeta në librin „Constitutio definitoria sacrae angelicae auratae[...],1755.“ Përkthimi i tekstit nga latinishtja në shqip u bë nga miku im porf.Jahja Drancolli.) /botasot/
A mund ta gjeni ariun mes drerëve?

A mund ta gjeni ariun mes drerëve?

Kuriozitete
Ky ilustrim është në grupin e ilustrimeve më të vështira për ta gjetur. E punuar nga artisti hungarez, Gergely Dudas, i njohur si Dudolf, ky krijim është unik dhe ndër më të vështirët për ta gjetur. “Babagjyshi është i frikësuar, pasi mes drerëve të tij ndodhet një ari dhe po përpiqet ta gjejë, në mënyrë që të mos sulmohet prej tij”, është tregimi për këtë vizatim. /botasot/
Polici zhveshi uniformën dhe xhemperin, për të mbështjellë beben e braktisur

Polici zhveshi uniformën dhe xhemperin, për të mbështjellë beben e braktisur

Bote, Kuriozitete
Wu Yu nga Yunnan i Kinës, po konsiderohet si hero, pasi hoqi një pjesë të veshjeve, për ta mbajtur ngrohtë një bebe të braktisur. I porsalindur ishte lënë i zhveshur në park, ndërsa qante dhe dridhej, teksa buzët i ishin nxirë nga të ftohtët. Meqenëse uniforma nuk bënte punë, Yu hoqi edhe xhemperin për ta mbështjellë dhe derisa e mbante në krah, ia përqafonte duart për ta ngrohur. Derisa fëmija është dërguar në spital dhe ka gjendje të mirë shëndetësore, forcat e rendit po bëjnë hetime për t’ia gjetur prindërit. /botasot/
I keni parë disa fshatra të zbukuruara për Krishtlindje, por Novosellen ende jo!

I keni parë disa fshatra të zbukuruara për Krishtlindje, por Novosellen ende jo!

Kuriozitete
Novosellë, është një fshat tjetër i Gjakovës që është shndërruar në mrekulli për nga pamja, gjatë këtyre ditëve të festave të fund vitit. Rruga kryesore e fshatit dhe kisha katolike e ‘Shën Rrokut’ që ndodhet në Novosellë janë stolisur të gjitha, për Krishtlindje dhe për vitin e ri, shkruan Gazeta Express. Ky nuk është i vetmi fshat i Gjakovë që gjatë këtij maji është transformuar krejtësisht, nga zbukurimet e festave. Për më shumë shikojeni këtë video: /gazetaexpress/
Qytetarët e Kosovës për 5 vjet kanë paguar 41 milionë euro rrymë për veriun

Qytetarët e Kosovës për 5 vjet kanë paguar 41 milionë euro rrymë për veriun

Kuriozitete
Gjatë një raportimi në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), Arsim Janova ka thënë se së fundmi janë duke u përballur me një sfidë nga sistemi gjyqësor për faturat e energjisë për një vendim për periudhën 2012 deri tash. “Në vitin 2012 është nxjerrë një vendim që ka afat deri më 31 mars 2018. Avokati i Popullit ka vërejtur këtë, mirëpo kjo çështje ka të bëjë me situatën politike në veri. Kështu që në këtë kategori kanë hyrë edhe humbjet e energjisë të pa autorizuar. Ne i kemi kthyer një përgjigje Avokatit të Popullit, ku kemi thënë se bordi i ZRRE është jo funksional dhe deri sa të kompletohet Bordi ne nuk jemi në gjendje të marrim vendim për këtë çështje. Andaj, ne çdo vendim duhet ta aprovojmë. Pjesa prej 3.5 përqind për
“Kur shqiptarët ishin qytetarë, stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat”

“Kur shqiptarët ishin qytetarë, stërgjyshërit e frëngjve dhe të anglezëve visheshin me lëkura bualli dhe rronin të futur në shpellat”

Kuriozitete
Faik Konica konsiderohet si një nga mendjet më të mprehta, por dhe shumë i hidhur me realitetin dhe shqiptarët. Më poshtë kemi përzgjedhur disa thënie të tij ndër vite: –Dëshira për hakmarrje është susta më e fuqishme e shpirtit shqiptar. (Albania 4, 1907). -Shqiptari e ka zakon që kundërshton para se të marrë vesh. (Vepra 1, f. 187). -Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme. Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari. (Albania 16, 15-30 korrik 1898). -Shqiptarët nuk ndahen në të krishterë e në muhamedanë, po ndahen