Lajme

Policia e Kosovës e përcjell deri në kufi kortezhin mortor të Ivanoviqit

Policia e Kosovës e përcjell deri në kufi kortezhin mortor të Ivanoviqit

Lajme
Me anë të një njoftimi të MPB-së, Sefaj ka kërkuar nga policia që t’i ofrojë përkrahje familjes së ish- politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.“Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht agjencitë e zbatimit të ligjit janë duke i kryer të  gjitha veprimet hetimore në mënyrë që të zbardhet sa më parë ky rast dhe që autorët të dalin para drejtësisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së. Sipas Sefajt, Institucionet e Kosovës posedojnë të gjitha kapacitetet e nevojshme për të hetuar vrasjen e politikanit Ivanoviq si dhe për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ivanoviq u vra gjatë mëngjesit të djeshëm para selisë së tij në Mitrovicë. Ai u qëllua me gjashtë plumba në kafazin kraharor./gazetaexpress/
Pasi dështoi Kryesia, Veseli u drejtohet anëtarëve: Ejani në mbledhje

Pasi dështoi Kryesia, Veseli u drejtohet anëtarëve: Ejani në mbledhje

Lajme
Pjesëmarrja, ka thënë ai, është e domosdoshme dhe se duhet të përfundohen temat që institucionet kanë para vetës“Ajo çka kemi nevojë është që kolegët e kryesisë të marrin pjesë në mbledhje, është e domosdoshme, për të gjitha temat dhe të jenë tema të përfunduara, sepse e kemi obligim edhe para qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai gjatë mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, e cila dështoi për mungesë kuorumi.Kjo thirrje e Veselit vije pasi sot në mbledhjen e Kryesisë munguan shumica e anëtarëv. Në mbledhje nuk ishin Aida Dërguti nga VV, Myfera Shinik nga 6 plus dhe Slavko Simic nga Lista Serbe.Ndryshe, mbledhja e radhës e kryesisë pritët të mbahet të hënën./gazetaexpress/
EULEX: Kosova vendos se a do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

EULEX: Kosova vendos se a do ta lejojë Serbinë të përfshihet në hetimet për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme
Pak orë pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, që ndodhi dje orët e para të mëngjesit para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, Serbia kërkoi të përfshihet në hetimet për vrasjen e politikanit serb. Në një përgjigje për Gazetën Express, Zyra e EULEX’it ka bërë të ditur se ata nuk marrin vendime të kësaj natyre, por që kjo është detyrë e autoriteteve vendore kosovare se a do ta përfshijnë Serbinë në hetime apo jo. “Misioni i EULEX nuk merr vendime të kësaj natyre. Autoritetet vendore vendosin se a do të përfshihet apo jo Serbia zyrtare në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq”, thotë EULEX, për Express. Burime të Gazetës Express kanë bërë të ditur se Ministria e Drejtësisë e Serbisë kërkesën për përfshirje në këtë hetim e ka dorëzuar në zyrën e BE-së në Beograd, një kanal i zakonshëm
Ushtari rus donte të ngrohte drekën, shkatërroi një tank 400.000 poundësh

Ushtari rus donte të ngrohte drekën, shkatërroi një tank 400.000 poundësh

Lajme
Siç shkruajnë mediat e huaja, bëhet fjalë për Semen Merežnjikov, i cili u përpoq të hante drekë teksa njësia e tij ishte në tokë në Krime, por flaka kapi mjetin e blinduar dhe e shkatërroi plotësisht.Kjo fatkeqësi mund të shndërrohej në një tragjedi.Në video thuhet se shihet ushtari i cili përpiqet për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur, duke u përpjekur të shuajë flakën që goditi mjetin e blinduar në të njëjtën kohë.Në një përpjekje për t’i shpjeguar oficerit se çfarë kishte ndodhur, Merežnjikov tha se kishte hapur një vrimë për të ndezur zjarrin, por kapi mjetin e blinduar.Ajo ishte e mbuluar me kamuflazh dhe bar të thatë, që përshpejtuan zjarrin.Ushtari i pafat u dënua me gjashtë muaj në kampin kriminal me vendimin e gjykatës ushtarake./gazetaexpress/
Sheshel i bindur se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Sheshel i bindur se Ivanoviqin e vranë shqiptarët

Lajme
Ai thotë se “ekziston mundësia që këtë e ka bërë ndonjë organizatë shqiptare, në kuadër të përpjekjeve për heqjen e Gjykatës Speciale”.Sheshel thekson se me kujdes është zgjedhur momenti i vrasjes. Ivanoviq është vrarë para selisë së partisë së tij në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës. Nuk dihen motivet dhe as nuk ka të dyshuar për vrasjen e tij. E vetmja provë është një veturë e djegur e tipit “Opel Astra”, e cila është gjetur pas vrasjes në një lagje në veri./gazetaexpress/
Hoti: Dështimi i mbledhjes po tregon se këto institucione janë jo funksionale

Hoti: Dështimi i mbledhjes po tregon se këto institucione janë jo funksionale

Lajme
Avdullah Hoti pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se kanë pritur më shumë së një orë që të nis mbledhja dhe t’i shqyrtojnë pikat e rëndit të ditës.Express raporton se mbledhja ka dështuar pasi nuk ishin të pranishëm PDK,AAK dhe Nisma. Megjithatë, Hoti e pranoi se në mbledhje ishte planifikuar të diskutohej edhe për Gjykatën Speciale, duke bërë të ditur se qëndrimi i LDK’së ndaj Speciales është tashmë i qartë. “Dështimi i mbledhjes po tregon se këto institucione janë jo funksionale”, tha Hoti. Ai gjithashtu foli edhe për vrasjen e djeshme të Oliver Ivanoviqit, ku tha se duhet sa më shpejtë të zbardhet rasti dhe të marrin fund konspiracionet e ditëve të fundit lidhur me këtë akt./Express//gazetaexpress/
Pamje të rënda! Vajza me aftësi të kufizuara rrihet brutalisht nga shoqet e saj

Pamje të rënda! Vajza me aftësi të kufizuara rrihet brutalisht nga shoqet e saj

Lajme
Viktima 17-vjeçare" kishte shkuar për piknik në qytetin Gippsland të hënën ku u torturuara nga moshatarët e saj, përcjell albeu.comSulmi i neveritshëm u filmua në një nga telefonat celularë të vajzave dhe u nda në Facebook. Gjatë sulmit, viktima 17-vjeçare u godit me iPhone-in e saj, duart e saj iu dogjën në një Barbekju të nxehtë, dhe koka e saj pësoi dëmtime të rënda pas përplasjes në tavolinë. Nëna e saj e shkatërruar tha se vajza e saj ishte mashtruar për të shkuar në piknik, duke besuar se po takohej me të dashurin e saj. Vajzat e dyshuara ishin tre vajza adoleshente, dy 15 vjeç dhe një 12 vjeç. Vajzat që nga ajo kohë janë akuzuar për sulme dhe grabitje /gazetaexpress/
Partitë e Koalicionit nuk e bëjnë kuorumin për shfuqizimin e Speciales

Partitë e Koalicionit nuk e bëjnë kuorumin për shfuqizimin e Speciales

Lajme
Në mbledhje nuk kanë shkuar përfaqësuesit e partive të koalicionit AAK dhe NISMA,  të cilat kanë mbështetur nga fillimi idenë e shfuqizimit të Speciales. Aty megjithatë ka marrë pjesë Xhavit Haliti nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK’së, i cili nuk është deklaruar kundër rrëzimit të Speciales duke u rreshtuar në krah të Kadri Veselit.Takimi ishte paraparë të mbahet në ora 11:00, por duket se takimi i ambasadorëve me Thaçin, e Veselin ka dhënë fryte./gazetaexpress/
Një shtet në SHBA kërkon pavarësinë

Një shtet në SHBA kërkon pavarësinë

Lajme
Udhëheqësit e grupit publikuan të hënën një Deklaratë të Pavarësisë në shpresat se përfundimisht do të çonte në pavarësinë nga kapitali i shtetit, Sacramento.Ndryshe nga lëvizja Calexit, e cila kërkon pavarësi nga Shtetet e Bashkuara për të gjithë shtetin e Kalifornisë, grupi “New California”, dëshiron të mbetet pjesë e Shteteve të Bashkuara, por nuk dëshiron të qeveriset nga shteti i Kalifornisë.“Pas viteve të taksimit, rregullimit dhe politikës së mono partisë, shteti i Kalifornisë dhe shumë prej 58 qarqeve janë bërë të paqëndrueshme”, tha grupi.“Natyra e Shtetit që bëhet e padiskutueshme ka shkaktuar një rënie në shërbimet esenciale themelore siç janë arsimi, zbatimi i ligjit, mbrojtja nga zjarri, transporti, strehimi, kujdesi shëndetësor, taksimi, të drejtat e votuesve, sistemet bankar
Detaje të reja në rastin e gjykimit të Azem Sylës

Detaje të reja në rastin e gjykimit të Azem Sylës

Lajme
Kryetari i trupit gjykues të EULEX-it, Arcadius Sedek, në seancën e 9 janarit e cila dështoi të mbahet, tregoi se EULEX kishte parashtruar një kërkesë në KGJK për të caktuar gjyqtaren Nora Bllaca në trupin gjykues të EULEX që do ta gjykojë rastin e Azem Sylës, mirëpo KALLXO.com merr vesh se kjo kërkesë është tërhequr nga EULEX.Kërkesa për caktimin e gjyqtares Bllaca ishte bërë pasi që Bllaca ishte gjyqtarja e vetme e cila kishte qenë pjesë e panelit të gjyqtarëve në rastin e mundësinë së veçantë hetuese ku në më shumë se 20 seanca ishin dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës parasheh që njëri nga gjyqtarët që merr pjesë në mundësinë e veçantë hetuese nëse ngritet aktakuza, emërohet kryetar i trupit gjykues apo anëtar.Në këtë rast, sipas njoftimit të gjyqtari