Sport

Ronaldo kërcënon, por Reali nuk mendon se është koha për rinovim të kontratës

Ronaldo kërcënon, por Reali nuk mendon se është koha për rinovim të kontratës

Sport
Pesë herë fituesi i Topit të Artë është duke kërkuar kontratë të re që do ta bëjë atë lojtarin më të paguar në botë, transmeton Express.Pasi e ka fituar çmimin lojtari më i mirë i FIFA-s dhe Topin e Artë më 2017, Ronaldo beson se e meriton një kontratë të re dhe nuk i pëlqen ta shohë Lionel Messin dhe Neymarin të fitojnë të holla më shumë se ai. Reali është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë në fushë dhe gjëja e fundit që i duhet është diçka e tillë, që e çrregullon rregullin brenda klubit. Kjo nuk është as koha e as mënyra për t’iu qasur situatës, shkruan e përditshmja spanjolle “Marca. Në fakt, është koha të planifikohet strategjia e së ardhmes dhe i takon Ronaldos të vendosë nëse dëshiron të jetë pjesë e saj apo jo. Nuk ka pasur oferta për Ronaldon deri tani, me Realin që dëshiron t
Federer e nis në stil mbrojtjen e titullit në Australian Open

Federer e nis në stil mbrojtjen e titullit në Australian Open

Sport
Kampioni aktual fitoi tre me zero në sete, 6-3; 6-4; 6-3, transmeton Express.Kjo ishte fitorja e 88 në karrierë në Austrialian Open për pesë herë fituesin e grand slamit të parë të vitit. Federer e mbylli këtë ndeshje për një orë e 40 minuta dhe në rundin e dytë do të ndeshet me gjermanin  Jan-Lennard Struff. /Express/  /gazetaexpress/
Arena Kombëtare, në garë për finalen e Superkupës së Evropës për Vitin 2020

Arena Kombëtare, në garë për finalen e Superkupës së Evropës për Vitin 2020

Sport
Është vetë qeveria europiane e futbollit që ka publikuar në faqen e saj emrat e vendeve me stadiumet respektive që synojnë të organizojnë ndeshjen mes fitueses së Champions Leagues dhe asaj të Europa Leagues për sezonin 2019 – 2020.9 federatat që kane plotësuar dokumentacionin për këtë event janë: 1 – Shqipëria me “Arena Kombëtare”, Tiranë 2 – Bjellorusia me “Dinamo Stadium”, Minks 3 – Finlanda me “Helsinki Olympic Stadium” 4 – Franca me “Grand Stade de Nice” 5 – Izraeli me “Sami Ofer”, Haifa 6 – Kazakistani me “Almaty Central Stadium” 7 – Moldavia, me “Zimbru Stadium” Kishiniev 8 – Irlanda e Veriut me “National Football Stadium”, Belfast 9 – Portugalia me “Dragão Stadium”, Porto. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do ta shpallë kandidaturën fituese në maj të këtij viti./gazetaexpress/
Manchester United nuk beson se Ronaldo dëshiron vërtet të rikthehet në “Old Trafford”

Manchester United nuk beson se Ronaldo dëshiron vërtet të rikthehet në “Old Trafford”

Sport
Dje, e përditshmja spanjolle “AS” raportoi se Ronaldo është i gatshëm ta braktisë Real Madridin në verë për shkak të premtimeve të thyera për kontratën e re dhe se portugezi dëshiron të rikthehet në United, transmeton Express.Megjithatë, United dyshon se 32-vjeçari është duke kërkuar seriozisht largimin nga Madridi. Madje, “Djajtë e kuq” besojnë se ky spekulim është pjesë e planit të sulmuesit për ta siguruar një kontratë të re në “Santiago Bernabeu”. /Express/  /gazetaexpress/
Asnjë ofertë për Nainggolanin

Asnjë ofertë për Nainggolanin

Sport
Përfaqësuesi belg është lidhur me një kalim te Guangzhou Evergrante, klub ky që ka shprehur gatishmërinë t’i ofrojë Romës 50 milionë euro për transferimin e tij, ndërsa lojtarit 12 milionë euro në vit, transmeton Express.“Deri tani asnjë ofertë nuk ka ardhur”, ka thënë Monchi, sipas Corriere dello Sport. Ndërkohë, sipas Gazzetta dello Sport, marrëveshja praktikisht u mbyllë të premten dhe Nainggolan e pranoi transferimin në Kinë. Megjithatë, marrëveshja do të ishte huazim në vlerë 6 milionë euro me obligim për ta blerë, gjë të cilën e ka vlerësuar të pamjaftueshme Franco Baldini. /Express/  /gazetaexpress/
Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Zyrtare: Schalke e huazon Donis Avdijaj te skuadra holandeze

Sport
Klubi gjerman, Schalke, vendosi ta huazojë kosovarin te Roda deri në fund të këtij sezoni, në mënyrë që ai të gjejë më shumë hapësirë për të luajtur, transmeton Express.Avdijaj nuk e ka bërë asnjë paraqitje për “Të kaltrit” nën udhëheqjen e Domenico Tedescos. Ai nga viti 2014 deri 2016 ka qenë i huazuar te Strum Graz. Kontrata e tij me Schalken skadon pas 18 muajve. /Express/ /gazetaexpress/
Owen: Kam qarë nga shtëpia deri në aeroport kur iu bashkova Real Madridit

Owen: Kam qarë nga shtëpia deri në aeroport kur iu bashkova Real Madridit

Sport
Duke bërë këto komente ai e krahasoi largimin e Philippe Coutinhos, i cili e braktisi Liverpoolin për ta realizuar ëndrrën por pasi tashmë e njihte Barcelonën, pasi kishte luajtur për Espanyolin, si dhe lojtarët në zhveshtoren e Barcelonës, transmeton Express.Në atë kohë, Owen i bashkohej një skuadre që përfshinte yje si Zinedine Zidane, Raul, David Beckham, Ronaldo, Roberto Carlos dhe Luis Figo, por aq të fortë e kishte lidhjen me Liverpoolin saqë largimi ishte stresues për të. “Vendosa se duhej të largohesha, por prapëseprapë qava gjatë gjithë rrugës nga shtëpia deri në aeroport”, ka thënë Owen për Daily Mail. “Një pjesë e imja më thoshte të mos largohesha asnjëherë”, ka shtuar ai. /Express/  /gazetaexpress/
Kosova e kompletuar për ndeshjet eliminatore të shkurtit

Kosova e kompletuar për ndeshjet eliminatore të shkurtit

Sport
Kosova më 23 dhe 26 shkurt do t'i zhvillojë dy ndeshje në udhëtim, me Poloninë dhe Lituaninë në kuadër të Grupit C. Përgatitjet për këto dy ndeshje të rëndësishme, Kosova do t'i nisë më 19 shkurt, shkruan sot Koha Ditore.Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) tashmë ka filluar të dërgojë ftesat për basketbollistët, në të cilët do të llogaritë përzgjedhësi Brad Greenberg. Në listën aktuale gjenden 13 basketbollistë, kanë njoftuar burime brenda federatës, por listës mund t'i shtohet edhe qendra amerikane Shawn Jones, i cili pritet gjatë kësaj jave të raportojë për gjendjen shëndetësore të tij.  Jones nuk iu bashkua Kosovës për dy ndeshjet eliminatore që i luajti muajin e shkuar me Lituaninë dhe Hungarinë për shkak të problemeve me gjunjët. Në këto ndeshje, Kosova nuk e pati as ndihmën e Erj
Edhe Chelsea futet në garë për Sanchezin

Edhe Chelsea futet në garë për Sanchezin

Sport
Manchester Evening News raporton se Chelsea është futur në garë për sulmuesin kilian të Arsenalit, transmeton Express.Ndërkohë, edhe pse u duk afër transferimit të yllit të Arsenalit, Manchester City tashmë ka hequr dorë nga gara i tërbuar me çmimin dhe ritmin e negociatave. E Unitedi është afër por ende nuk e ka kompletuar transferimin e tij dhe pas futjes së Chelsean në garë, oferta e tij prej 39 milionë euro mund të mos mjaftojë. /Express/   /gazetaexpress/
Juventusi synon ta fitojë tripletën

Juventusi synon ta fitojë tripletën

Sport
“Zonja e vjetër” e ka fituar radhazi Serinë A në gjashtë sezonet e kaluara, por pas 20 javëve këtë sezon është Napoli që prin në renditje me një pikë më shumë, transmeton Express.Ish-ylli i Juventusit e ka pranuar se Napoli po bën gjëra të jashtëzakonshme këtë sezon. “Jemi një pikë prapa, por duhet ta pranoj se Napoli është duke bërë gjëra të jashtëzakonshme”, ka thënë Nedved për Lidove Noviny. “Ende jemi në tri garat dhe duam t’i fitojmë ato. Prioriteti më i madh për tifozët tanë është Liga e Kampionëve, por prioriteti im është t’i fitojmë tri garat”, ka shtuar ai. Interi është skuadra e vetme italiane që e ka arritur këtë tipar. /Express/   /gazetaexpress/