Çfarë thotë shkenca për dashurinë –

Dashuria në shikim të parë është e mundur. Ndoshta nuk do ta doni personin përkatës, por është e mundur që të ndieni një ndërlidhje pasionante. Truri i juaj fillon të lirojë hormone të dashurisë në çastin kur e vëreni dikë që ju pëlqen.

Një studim ka treguar se dashuria ndikon në trusi droga. Ajo e nxitë punën e të njëjtave pjesë të trurit sikurse edhe kokaina.

Për obsesion ka arsyetim

Shkencëtarët italianë kanë konstatuar se sjellja obsesive, të cilën shumë njerëz e ndiejnë në fillim të marrëdhënies, është pasojë e zvogëlimit të serotoninës në trup. Lajmi i mirë është se nivelet e serotoninës kthehen në nivele normale pas gjashtë muajve kështu që sjellja obsesive zbutet në mënyrë të konsiderueshme.

Rënia në dashuri ka të bëjë vetëm me hormonet

Kur jeni të bindur që jeni dashuruar në etikë, duhet ta dini se në pyetje janë vetëm hormonet, Trupi i juaj vërshohet me dopaminë dhe norepineftinë, të cilat e krijojnë ndjenjën e euforisë. Prandaj dëshironi të flisni gjithë natën, dëshironi të jeni gjithë kohën së bashku dhe ta ndani çdo moment së bashku. Rënia në dashuri është edhe rezultat i adrenalinës, e cila i stimulon rrahjet e shpejta të zemrës, kur jeni në afërsi të personit që ju pëlqen.

Era e djersës së mashkullit me të cilin jeni në lidhje do të duhej t’ju pëlqente

Edhe pse ndoshta nuk do t’ju shkojë ndërmend t’i merrni erë të dashurit tuaj ndërsa është i djersitur, studiuesit theksojnë se do të duhej ta bënit këtë. Nëse ju pëlqen era e djersës së tij, sistemet tuaja imunitare nuk përputhen, apo janë të ndryshëm dhe fëmija do të ketë një sistem më të fortë imunitar.

Jeni tërheqëse për meshkujt ndërsa ovuloni

Studime të shumta kanë treguar se meshkujt në një farë mënyre e ndiejnë ovulimin dhe se femra që ovulon është jashtëzakonisht tërheqëse për ta. Kur meshkujt i kanë nuhatur bluzat e femrave, më tërheqëse ishte era e bluzave të femrave që kanë ovuluar.

Kur ovuloni për ju do të jenë më tërheqës meshkujt më burrërorë

Nofulla dhe faqet e theksuara janë më tërheqëse për femrat derisa ato ovulojnë. Këto janë disa nga shenjat e nivelit të lartë të testosteronit. Gjithashtu, në masë të madhe do t’ju tërheqë sensi i mirë i humorit, që është një nga shenjat e inteligjencës, gjë që është një avantazh shtesë në krijimin e familjes.

Testosteroni është afrodiziak

Vetëm testosteroni rrit dëshirën seksuale tek meshkujt dhe femrat. Edhe pse në trupin e mashkullit ka më shumë, në krahasim me atë të femrës, kjo nuk do të thotë se ai është më pak i rëndësishëm për shëndetin dhe funksionin seksual tek femrat.

Dashuria është si varësi

Studimet kanë treguar se tek varësia e drogës dhe dashurisë aktivizohen të njëjtat pjesë të trurit. Gjithashtu janë të pranishme reagimet e ngjashme tek dëshira për drogë, si dhe dëshira për personin që e doni dhe në të cilin jeni të dashuruar. Personat të cilët janë të dashuruar gjithashtu tregojnë simptoma klasike të varësisë – ata e duan gjithnjë e më shumë personin në të cilin janë të dashuruar.

Anët e kundërta nuk tërhiqen

Një studim zbuloi se njerëzit i kërkojnë njerëzit që janë të ngjashëm me ta sa i përket arsimit, seksit, angazhimit për familjen, por edhe pamjen. Studimet kanë treguar se të vetmet të kundërta që mund t’ju tërheqin në një person tjetër janë tiparet që nuk i keni, por që do të donit t’i kishin, si vetëbesimi i madh, një ndjenjë e shprehur e humorit dhe qëndrimi pozitiv

GazetaExpress