Çiklizmi mund ta formojë tek meshkujt një testikul të tretë –

Nëse je ngasës i biçikletës dhe e vozitë atë shpesh, mund të të sjellë edhe pasoja, sidomos tek meshkujt.

T’i japësh biçikletës padyshim se mund të të jap një trup me forma dhe muskuj të fortë por, ajo mund të krijoj tek meshkujt një ‘testikul të tretë’.

Kështu kanë paralajmëruar një raport nga disa shkencëtarë të Afrikës së Jugut, duke treguar se tek çiklistët rritet një gungë –si një testikul i tretë në ijët e tyre.

As femrat nuk mund të shpëtojnë lehtë nga ngasja e biçikletës, pasi që nga kjo gjë mund të vuajnë edhe ato.

Gunga, mund të jetë e fortë dhe e madhe deri në tre centimetra. Lëkura sipër kësaj forme është zakonisht normale, por mund të duket edhe e acaruar.

Këshillohen të gjithë pacientët që kanë një gungë të tillë poshtë ijëve të tyre dhe janë ngasës të biçikletës, të drejtohen tek mjekët. 

GazetaExpress