Daçiq: Si mund të na kërkojnë sanksione ndaj Rusisë kur ata na ndihmojnë për Kosovën

Kryeministri serb Ivica Daçiq ka thënë se Serbia nuk mund të ndryshojë asnjë qëndrim sa i përket Rusisë.

“Ne jemi duke u përballur me presion që t’u bashkohemi nismave për sanksione ndaj Federatës Ruse dhe vendeve tjera”, ka thënë Daçiq, shkruan B92, transmeton Periskopi.

Ai ka thënë se nuk ‘mund të pajtohen me shokët e Serbisë, në këtë mënyrë sa t’i lëndojnë interest serbe’.
“Ne nuk mund të jemi ata që në njërën anë kërkojmë ndihmë nga Rusia për Kosovën dhe në anën tjetër t’u bashkohemi sanksioneve. Do të ishte e pamoralshme dhe jo e ndershme nga ana jonë”, ka thënë Daçiq.

/gazetaexpress/