Dua Lipa tregon se kush ia la emrin dhe pse nuk i pëlqente ai

Ajo ka thënë se kur ishte e vogël donte emër tjetër, por tash është krenare me emrin që i kishte lënë gjyshja.

“Tani jam krenare. Por kur isha duke u rritur doja të quhesha Hannah, Sarah, Ella… diçka normale. Sepse me Dua duhet t’u shpjegosh të gjithëve se jam nga Kosova”, ka thënë Lipa.

Lipa, që vitin e shkuar, fitoi shumë çmime ndërkombëtare, ka thënë se muzika duhet të sjellë argëtim te njerëzit.

Ajo ka folur edhe për periudhën e luftës në Kosovë dhe për sfidat në të kaluarën.

Lipa ka pasur edhe mesazh për politikanët që refuzojnë refugjatët duke thënë se “asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa e pasur të domosdoshme”.

/gazetaexpress/