E mbani mend ‘Don Martinin’? Sot duket shumë ndryshe!!

Jorge Cao u bë i njohur në rolin e tij si “Don Martin” në serialin shumë të shikuar “Pasionet e fshehta”.

Jorge i dha jetë rolit të një oficeri ushtarak në pension, i paralizuar dhe i lidhur në një karrige me rrota, një babai dhe një gjyshi shumë të dashur.

“Don Martin” kishte një karakter mjaft të fortë, por në të njëjtën kohë luante rolin e një personi shumë të këndshëm, optimist, aktiv shumë i lumtur dhe i pëlqente të dëgjojë të gjitha thashethemet që ndodhnin në shtëpi.

Megjithatë, në jetën reale “Don Martin” është një njeri krejt tjetër. Ai u lind në vitin 1944 në Kubë, studioi artin dramatik në Havanë në vitin 1964, mori diplomë pasuniversitare në Institutin e Lartë të Artit në Moskë dhe është profesor i asociuar në Fakultetin e Filmit dhe Televizionit, shkruan rtv21.tv.
“Don Martin” tani është 74 vjeçar dhe duket shumë më ndryshe nga ai që jemi mësuar ta shohim. Seriali “Pasionet e fshehta” është prodhim kolumbian i vitit 2003, i cili theu kufijtë kështu duke u transmetuar në shumë vende të botës.

/gazetaexpress/