Ekskluzive: Kjo është e vërteta për shtatzëninë e Qëndresës

Vetëm pak muaj më parë ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Gjithçka ishte si në përralla, madje për shumë gjatë do të mbahet mend si njëra ndër dasmat më të bukura të vitit, transmeton Gazeta Express.

Bëhet fjalë për një nga çiftet më të famshëm në mediet rozë, moderatorin e njohur Labinot Gashi-Labi dhe bashkëshorten e tij Qendresa Bajramin.

Por, përvec dasmës çifti ka kohë që është komentuar se së shpejti do të bëhen prindër, ndonëse deri më tani asgjë nuk ishte e sigurt.

Mirëpo, Express mëson nga një burim shumë i afërt me çiftin se Qendresa nuk është shtatzënë dhe se të gjitha lajmet për këtë kanë qenë të pavërteta.

Kujtojmë se dasma e Labit dhe Qendresës ishte më e veçantat për këtë vit. Për herë të parë në Kosovë, Labi ndërron traditën e marrjes së nuses me veturë. Ai kishte shkuar ta marrë Qendresën me tren në një atmosferë të mrekullueshme festive nga Prishtina për në Pejë.

Ndryshe në dasmë te Labi kanë qenë afro 400 të ftuar me shumë yje të njohura publike të cilët u kujdesën që të argëtonin të pranishmit.


/Gazeta Express/