Harden nderon Houstonin, zhgënjen Cleveland

Në Toyota Center, mjekëroshi i Rockets realizoi 44 pikë ndërsa i ndihmoi të tijët edhe me asiste e 4 rikuperime, duke udhëhequr Houstonin drejt një suksesi të rëndësishëm 104-101 ndaj formacionit nga Minneapolis. 

Paraqitje pozitive edhe ajo e zviceranit Capela, autori i 24 pikëve në këtë sfidë, ndërsa spikati edhe poshtë tabelës me 12 rebound. 

Ashtu si Houston kryeson 1-0 serinë e çerekfinaleve në Perëndim edhe Oklahoma City Thunder që e nisi në mënyrën më të mirë fazën play-off duke mposhtu në ndeshjen e parë me rezultatin 116-108 Utah Jazz, për meritë të dyshes Paul George-Rusell Westbrook.
Thjeshtë fenomenal ish basketbollisiti i Indiana Pacers autori i 36 pikëve dhe 7 rikuperimeve, ndërkohë që nuk mund të mungonte në këtë sfidë për Oklahomën kontributi i rëndësishëm i yllit të skuadrës Westbrook që e mbylli takimin me 29 pikë, 9 asiste dhe 13 rebound, raporton SS.

Zhgënjimi i madh i mbrëmjes së dytë të play-offit në NBA ishte Cleveland Cavaliers. Në Quicken Loans Arena, skuadra nga Ohio u dominua nga Indiana Pacers me formacionin nga Indianapolin që mori një sukses me peshë në transfertë me rezultatin 98-80. 

Njeriu i ndeshjes ishte Victor Oladipo autori i 32 pikëve, ndërkohë që mbreti James edhe pse arriti shifrat e dyfishta në çdo aspekt lojës paraqitja e tij pozitive nuk i mjaftoi Cleveland që e nisi me humbje serinë ndaj Indiana Pacers. 

Kyrie Irving, vazhdon të mungojë për arsye dëmtimi por edhe pa yllin e skuadrës Boston Celtics vijon ecurinë pozitive. 17-herë kampionët e NBA vuajtën por në fund fituan pas kohës shtesë në sfidën hapëse të serisë ndaj Milwaukee Bucks me rezultatin 113-107. 

Meritat shkojnë për porto-rikanin Al Horford i cili koleksionoi 24 pikë 4 asiste dhe 12 rebound. Të pamjaftueshme 35 pikët e grekut Antetokounmpo dhe 31 pikët e Middelton për Milwaukee. /Express/

/gazetaexpress/