Horoskopi Ditor 10 Prill 2018

Dashi
Do të jeni në një gjendje acarimi për shkak të një keqkuptimi që ka të bëjë me paratë. Këshillohet që të ruani qetësinë pasi në të kundërt, mund ta prishni raportin në mënyrë të pariparueshme. Gjatë pasdites do të arrini të përmirësoni humorin. Situata financiare po i kthehet gradualisht normalitetit.

Demi

Planet tuaja mund të ndryshojnë për shkak të zhvillimeve të papritura. Mundohuni të ruani qetësinë, pasi në të kundërt rrezikoni që të mos plotësoni synimet tuaja. Kjo e marte nuk është dita e duhur për të marrë vendime të rëndësishme. Raporti me partnerin do jetë i qetë, por mundohuni që ta përfshini sa më shumë në vendimet që i përkasin familjes.

Binjakët

Do të zgjoheni shumë të lumtur dhe kjo do e bëjë të kënaqshme ditën tuaj. Në mëngjes duhet të bëni disa punë, por asgjë shumë të lodhshme. Pasditja do të jetë shumë e kënaqshme pasi më në fund do të çlodheni nga java e lënë pas. Shëndeti nuk paraqet shqetësim, por bëni kujdes të mos abuzoni me ushqimin.

Gaforrja

Kjo ditë nuk do jetë aspak pozitive, do të jeni të detyruar të punoni vazhdimisht, ndërsa të tjerët do të shijojnë lodhjen tuaj. Vetëm gjatë pasdites do të ndiheni të relaksuar, ndonëse partneri do ju kërkojë që ta ndihmoni në disa punë. Mos refuzoni, pasi në të kundërt rrezikoni një sherr të madh.

Luani

Mundohuni ta shfrytëzoni ditën e pushimit për të qëndruar me familjen tuaj, pasi gjatë javës e keni lënë pas dore. Kjo nuk është dita ideale për të bërë blerje të shtrenjta, pasi rrezikoni shumë që të gaboni. Do të gëzoni shëndet të mirë.

Virgjëresha

Rrezikoni një sherr të fuqishëm me partnerin tuaj, për shkak të mendimeve ndryshe lidhur me menaxhimin e çështjeve familjare. Këshillohet që të bëni kujdes me fjalët që do nxirrni nga goja, në mënyrë që të mos minoni raportin. Gjatë pasdites do të keni mundësi të relaksoheni. Sa i përket shëndetit, bëni kujdes me ushqimin e tepërt.

Peshorja

Një koleg i juaji mund t’iu fusë në telashe, duke hapur fjalë pa bazë për ju. Mos e humbni durimin, pasi në fund do të dalë e vërteta. Do të merrni një pagesë të cilën e prisnit prej kohësh, e cila do ju zhbllokojë shumë financiarisht. Darka do të shoqërohet nga humori i mirë.

Akrepi

Do të ishte mirë që në këtë ditë të mos gjykoni, pasi do jeni të përhumbur dhe rrezikoni që të gaboni rëndë. Bëni një shëtitje dhe shijoni ajrin e pastër në natyrë. Besojini intuitës tuaj, pasi gjatë pasdites do të përballeni me një situatë të komplikuar. Mbrëmjen këshillohet që ta kaloni me njerëzit tuaj të dashur.

Shigjetari

Kjo është dita e duhur për të nisur një fazë të re në jetën tuaj, sidomos lidhur me anën profesionale. Një aktivitet i ri, do të rezultojë shumë premtues. Gjatë pasdites, një mik mund t’iu japë lajme të rëndësishme. Mbrëmjen do e kaloni në shoqërinë e partnerit, duke u argëtuar së bashku.

Bricjapi

Në mëngjes do të detyroheni të anuloni një udhëtim për shkak të mungesës së parave. Do e keni humorin përtokë. Do të kërkoni dikë që t’iu mbështesë ekonomikisht, por pa rezultat. Mundohuni të mos e shfryni mërzinë tuaj tek njerëzit më të dashur.

Ujori

Puna juaj do të vlerësohet pa masë nga eprorët. Ka ardhur momenti të merrni në dorë jetën tuaj dhe të ndryshoni gjërat që nuk shkojnë siç duhet. Në mbrëmje do të argëtoheni në një festë.

Peshqit

Do të ndjeheni mjaft të lodhur dhe do të keni nevojë të merreni me veten. Shmangni ngarkesën e madhe në punë, pasi mund të këputeni. Shtyjini punët që kishit planifikuar, pasi nuk do i’a dilni. Në mbrëmje do të keni nevojë për diçka qetësuese.