Horoskopi Ditor 16 Prill 2018

Dashi
Dite mjaft entuziaste ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te qene tërësisht ndryshe nga me pare dhe emocionet do shumëFIshohen. Beqaret do jene vërtet me te hapur ndaj takimeve, por nga ana tjetër do e mbrojnë veten ne çdo moment nga intrigat dhe gënjeshtrat. Me FInancat gjithashtu do jeni te matur dhe nuk priten vështirësi.

Demi
Dite me fat do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ne çdo moment keni për t’u ndier me se miri. Partneri mund t’iu beje here pas here edhe surpriza. Beqaret sado qe te mundohen nuk kane për ta gjetur dot princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete i keq, por kjo nuk do te thotë qe ju te shpenzoni shume te ekzagjeruar. Mendoni edhe për ditët ne vijim.

Binjaket
Tregohuni sa me te kujdesshëm me fjalët sot ju te dashuruarit sepse përndryshe mund te ndizni debate te zjarrta ne çift. Jo çdo gjë qe mendoni mund ta thoni, pasi çdo ide duhet FIltruar disi. Beqaret do kenë një dite euforike dhe gjithçka do ju ndryshoje si me magji. Ne planin FInanciar duhet te vazhdoni te tregoheni sa me te kujdesshëm ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire.

Gaforrja
Mos kërkoni gjera te pamundura nga partneri juaj sot sepse përveçse ai nuk mund t’ua plotësojë dot, mund te ndihet edhe keq. Beqaret do pranojnë edhe ftesa për aventura edhe për lidhje serioze. Mire do jete qe për asgjë te mos nxitohen. Ne planin FInanciar mund te keni probleme te mëdha dhe çdo shpenzim do e kryeni do e thelloje me tepër situatën.

Luani
Ne vend qe te mendoni për ndonjë aventure te rrezikshme e te fshehte sot, mundohuni t’i përkushtoheni atij qe keni ne krah dhe ta ndryshoni rutinën. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te bere ndryshime ne jetën sentimentale dhe do refuzojnë mundësi te shkëlqyera. Për FInancat do përkujdeseni me tepër se asnjëherë me pare dhe gjendja do jete e mire.

Virgjeresha
Josheni, bëjeni për vete dhe dashurojeni me pasion partnerin tuaj sot. Do ndiheni mire te dy palët dhe do e harroni te shkuarën e dhimbshme. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta bëjnë për vete një person dhe ka rrezik te mbeten vetëm. Saturni do jete planeti qe do ju beje me te logjikshëm me shpenzimet kështu qe gjendja do mbetet e kënaqshme.

Peshorja
Vështirësitë ne çift do jene te njëpasnjëshme gjate kësaj dite. Ne disa momente madje do ndiheni keq dhe mund te doni edhe te ndaheni. Beqaret do lodhen se kërkuari dashurinë, por nuk do ja dalin dot mbanë. Nuk ka ardhur ende dita e tyre më me fat. Buxheti nuk do jete shume i mire, kështu qe mundohuni te bëni nga pak ekonomi nëse nuk doni qe te mbeteni shpejt pa para.

Akrepi
Pas debateve te fundit me partnerin, sot do arrini te bini ne një mendje për t’i zgjidhur problemet. Do jete paksa e vështirë, por jo e pamundur. Beqaret do kenë gjithashtu një dite romantike dhe do ju duket vetja si neper ëndrra. Buxheti do vazhdoje te mbetet delikat dhe me zor do arrini te kryeni shpenzimet me te domosdoshme. Duhen marre masa sa me pare.

Shigjetari
Do jeni me te hapur me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe do arrini te flisni edhe për disa vogëlsira ne dukje, por me pasoja te mëdha. Beqaret do kenë një dite me diell dhe di arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Buxhetin do e keni te vështirë ta mbani te qëndrueshëm. here pas here mund t’iu dalin edhe probleme dhe nuk do dini çfarë te bëni.

Bricjapi
Do jeni tej mase xheloze për partnerin tuaj sot dhe situata mund te dale jashtë kontrollit për disa momente. Do gaboni rende nëse mendoni si ai nuk ju do me dhe ju ka tradhtuar. Për disa ky mund te jete FIllimi i fundit. Beqaret do kenë një dite te bukur dhe plot takime shfrytëzojini sa me shume! Ne planin FInanciar do reflektoni gjate para se te shpenzoni, prandaj gjendja nuk do ketë probleme.

Ujori
Dite shume ndryshe do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni sa me shume qe te mundeni. Beqaret do jene me te hapur ndaj takimeve dhe nuk do lënë asnjë pa shfrytëzuar. Jeta do ju marre drejtimin e duhur ne momentin me pak te pritur. Buxheti do përmirësohet ne mënyrë te papritur. PërFItoni për te bere disa investime afatgjata.

Peshqit
Do keni fat me shumice sot ju te dashuruarit dhe ne çdo çast do përjetoni emocione te paimagjinueshme. Shume do ju kenë zili dhe do mundohen t’ua prishin planet. Kujdes! Beqaret do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie vetëm qe ta ndryshojnë statusin. Financat nuk do arrini dot t’i stabilizoni, pasi dëshira për shpenzime do jete e papërmbajtur.