Horoskopi ditor per sot E Marte 9 Janar 2018

Dashi
Një aferë dashurie po ju bën optimist. Falë qëndrimit të të dashurit tuaj, ju keni filluar të ndiheni të plotë, në atë mënyrë si jeni ndier kur keni qenë të rinj. Sa i përket dashurisë, jeni shumë të lumtur. Disa zhgënjime profesionale që kanë ndodhur së fundi do t’ju trazojnë. Duket sikur etika ka mbetur gjë e së kaluarës. Por kjo nuk është e vërtetë. E vetmja që duhet të bëni është të mësoni si t’u shmangeni njerëzve të këqij.

Demi
Kujdesi për një mik që ka probleme emocionale ose fizike do t’ju japë kënaqësi. Ju pëlqen të gatuani për njerëzit që i doni. Po përpiqeni shumë që t’ua bëni jetën më të lehtë. Është koha që të bëni një hap të madh. Nëse nuk e bëni, miku juaj nuk do të jetë i gatshëm të shfrytëzojë potencialin e vet. Bëhuni dëgjues simpatik, por rezistoni nëse ju kërkon strehë për të gjitha problemet e jetës.

Binjakët
Shmanguni një konflikti. Nëse keni nevojë për një favor, është mirë të mos lëshoni shumë. Lajkat do t’ ju rrethojnë nga të gjitha anët. Një grup miqsh nuk do të pajtohet me sjelljen tuaj të turpshme, por ata nuk janë në rrugën tuaj. Keni synime që të zbukuroni ambientin tuaj dhe për këtë po investoni shumë në bimë. Për fat të mirë jeni bekuar me shumë aftësi për të folur dhe do të dini të nxirreni nga situata të ndryshme.

Gaforrja
Kur kanalizoni energjinë tuaj në projekte dhe njerëz që i doni, ndiheni të pamposhtur. Kjo është një arsye e mirë për të ecur përpara. Keni lindur me aftësi lideri. Nëse merrni përsipër organizimet, ju mund të krijoni diçka të vlefshme për komunitetin tuaj. Nëse realizoni një eveniment artistik për njerëzit që janë në rrezik, do t’i mbushni me shumë shpresë. Të gjithë kemi imagjinatë, por ju duhet të shprehni kreativitetin tuaj.

Luani
Egoja juaj merr shtysë nga publiciteti i favorshëm. Njerëzit do t’i përgjigjen me të mirë gatishmërisë suaj për të ndërmarrë një veprim në një territor që nuk e njihni. Gjithçka duket e mundshme kur ju udhëhiqni rrugën. Projektet artistike janë ato që ju përshtaten më shumë. Kjo ndodh, sepse ju i inkurajoni njerëzit të shprehin vetveten duke iu shmangur ekstremeve. Keni shumë meritë sa u përket përpjekjeve kreative. Nuk ka dyshim se keni një bandë të madhe të admiruesve.

Virgjëresha
Do t’ ia bëni qejfin një miku për të cilin keni simpati. Gjëja e fundit që doni ta bëni në jetë është të krijoni komplikime të panevojshme. Nëse kjo nënkupton se duhet t’i ktheheni një afere dashurie, ashtu do të bëhet. Nuk mund të vazhdoni me një partner që ju krijon shumë telashe. Për fat të mirë, kreativiteti juaj po ecën rrjedhshëm. Duke derdhur frustrimet tuaj në libër, kompozim muzikor ose pikturë, shumë shpejt do t’ ju kthehet dëshira për jetë.

Peshorja
Një lidhje e ngrohtë dhe e pasionuar, ka perspektivë të mirë për të ardhmen. Ju dhe i dashuri juaj keni qëllime të njëjta për një jetë të jashtëzakonshme. Ndryshimi i status quos do të jetë interesant për ju. Partneri juaj duket se është shumë më i kulturuar, por kjo nuk do të jetë pengesë për të. Nëse tashmë jeni në një lidhje, është koha e përshtatshme ta inkurajoni partnerin për të realizuar një ëndërr të fëmijërisë. Mbështetja juaj do të jetë instrument për suksesin e tij.

Akrepi
Jeni duke treguar anën tuaj më të butë për njerëzit që ju rrethojnë. Si rregull i përgjithshëm, ju u jepni qasje në mendimet dhe ndjenjat tuaja vetëm disa njerëzve, duke preferuar që të tjerat të mbesin mister. Por në këtë rast do të ndieni se keni dëshirë të ndani të gjitha. Nëse kjo nënkupton se duhet të mbani një fjalim, atëherë bëjeni. Reputacioni juaj do t’ju ndihmojë pët rezultatin.

Shigjetari
Lejoni qasjen një personi të ri të turpshëm. Jeni person shumë i shoqërueshëm dhe nuk keni telashe nëse bëni miq të rinj kudo që shkoni. Jo gjithkush e posedon këtë talent. Duke shprehur interesimin për një fqinj ose koleg, do të fitoni respektin e të tjerëve. Shumë shpejt, do t’ ju duket sikur keni qenë miq prej kohësh. Më vonë, ky mik do të shndërrohet në një prej personave më të çmuar. Asnjëherë nuk e dini se cili qëndrim mund t’ ju ndihmojë, kështu që është e rëndësishme të silleni mirë me secilin.

Bricjapi
Relaksohuni dhe lëshohuni në një dashuri. Duket sikur gjithçka është më e ndritshme kur jeni bashkë me partnerin. Kjo ndodh, sepse i dashuri juaj di si të jetojë momentin. Kur jeni në shoqërinë e tij, ju nuk brengoseni për telefonatat e kontratat dhe filloni të ndjeni se po jetoni. Do të ishte mirë sikur të merrni mësim nga karakteri i tij. Mos u brengosni për përgjegjësitë, sepse asnjëherë nuk do t’i harroni.

Ujori
E vlerësoni shumë gatishmërinë e një të dashuri ose kolegu i cili do t’ju japë hapësirë për të menduar. Edhe pse jeni të aftë për emocione të thella, keni nevojë për kohë që të rregulloni ndjenjat tuaja. Duhet të mendoni për ato që kanë ndodhur muajt e fundit. Pas kësaj, do të jeni më të përgatitur për një person tjetër. Nuk do të jetë e lehtë, por në fund do t’ju shpaguhen përpjekjet.

 

Peshqit
Nëse krijoni partneritet me një koleg zemërgjerë do të merrni një qëndrim të ri për jetën. Në të kaluarën, përpjekjet tuaja për të punuar në një ambient më të mirë pune ishin prishur nga disa kolegë të zyrës. Vepra të bukura artistike, lule dhe hapësira akomoduese do t’ ju ndihmojnë që të punoni në harmoni. Kjo është shumë më mirë sesa koha kur secili sillej vërdallë gjatë gjithë kohës.