Kosova “e privilegjuar” në takimet ndërkombëtare anti ISIS , Pacolli u flet ministrave të koalicionit

Takimi i ministrave po mbahet me qëllim të koordinimit të përpjekjeve të këtyre shteteve antare në përballjen e tyre me kërcënimin terrorist, jo vetëm në Siri dhe Irak, por në të gjithë botën.

Kjo konferencë do të bashkë-drejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në një komunikatë për media MPJ ka bërë të ditur se Pacolli është takuar me shumë homologë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuvajtit, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.

Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar kishte ndarë mjete financiare në vlerë prej njëqindmijë dollarëve Amerikan për koalicionin anti-ISIS.

Krahas luftëtarëve të ISIS tashmë janë raportuar që radhiten edhe një numër i madh i kosovarëve. Disa nga ta, madje janë emëruar edhe me poste larta./Express/

/gazetaexpress/