Leonora Jakupi flet për ‘sulmin’ ndaj Kacit –

Me punën e tij të palodhshme dhe perfekte, ai ka arritur të bëhet një nga frizerët më të famshëm në vend.
Bëhet fjalë për Kaci Lleshin i cili rregullon yjet më të famshme në vend, transmeton Gazeta Express.

Por, së fundmi Kacit i ka ndodhur diçka jo e mirë. Dikush ka hakuar llogarinë e tij në Instagram.

Lajmin e ka bërë të ditur këngëtarja Leonora Jakupi përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instastory.

Ajo ka treguar se Kacit i është hakua instagrami dhe ka kërkuar që ta ndjekin në llogarinë e tij të re.

“Kacit i eshte haku instagrami ndiqeni ne te riun @kaci_lleshi”, ishte mbishkrimi që ka bërë Leonora.

Se kush ia bëri këtë Kacit, kjo mbetët të shihet./Gazeta Express/