Me tharëse flokësh e xhaketë xixëlluese qytetarë ndalin veturat me shpejtësi të madhe

Fshatarët të veshur me një xhaketë fluoreshente dhe me tharëse të flokëve të drejtuar nga veturat për t’u dukur sikurse polic, për të shtyrë veturat që të ndalin shpejtësinë në Moray të Skocisë, transmeton koha.net.

Vendasit e Hopeman druhen se dikush mund të lëndohet seriozisht apo të vritet nga shoferët që vozisin me shpejtësi të madhe në këtë zonë.

Për shkak se vetura në zonën e fshatit po kalojnë me shpejtësi mbi 100 kilometra në orë, ata po përdorin këtë strategji.

Vendasit, përfshirë edhe fëmijët, tani po përdorin tharëse flokësh për të ‘mashtruar’ ata, dhe për t’i shtyrë që të ndalin shpejtësinë.
– KOHA.net