Një aktore e guximshme e cila nuk ka frikë të zhvishet as para kamerës (Foto)

Femër me shumë karakter, e sinqertë dhe mjaft e ashpër kur ndodhin padrejtësitë, të tria këto tipare i gëzon aktorja Arjola Demiri edhe jashtë rolit të saj në serialin ‘O sa mirë’ si Xhbanja nga Tropoja. Ajo së shpejti do të vije me të reja nga karriera e saj, ndërsa në intervistën realizuar për gazetën “Zëri”, tregon se fansat e saj shumë shpejt kanë mundësinë të shohin në një shou televiziv më ndryshe se sa që janë mësuar zakonisht ta shohin e po ashtu edhe në një projekt filmik, në të cilin Arjola do të shfaqet thuajse toples.

Ndër të tjera Arjola flet edhe për fëmijët e saj, e po ashtu tregon së a është në ndonjë lidhje dashurie apo jo?

Zëri: Tash e sa kohë keni filluar të merreni me aktrim?

Arjola Demiri: Me aktrimin kam filluar shumë herët, kam qenë rreth 11 vjeçe kur kam filluar me aktrim dhe një aktor amator shumë i mirë sepse nuk vlen vetëm shkolla për të qenë aktor, por mbase je e lindur dhe kam punuar për rreth 8 vite si aktore prezantuese, moderatore, po ashtu edhe kam bërë organizime koncertesh. Përveç aktrimit shumë e talentuar kam qenë edhe në volejboll, gjatë shkollës fillore jam marrë njëkohësisht edhe me sportin edhe me aktrimin? Më vonë pasi përfundova gjimnazin kam pas tre përzgjedhje për shkollën e lartë: Juridik, Akademi e Rendit dhe Akademi e Arteve, tek të cilat u regjistrova dhe fitova Akademinë e Arteve dhe kam vazhduar aty me shfaqje me programin shkollor.

Zëri: Roli i Xhbanes a ka qenë roli më i suksesshëm gjatë karrierës tënde deri tani?

Arjola Demiri: Absolutisht po. Roli i ‘Xhbanës’ është ai i cili më ofrojë me publikon po ashtu më ka hapur rrugët edhe për më tutje dhe i jam shumë falënderuese ekipit të ‘O sa mirë’ që më bëri pjesë të tij, po ashtu të gjithë ndjekësve të cilët pëlqejnë aktrimin tim dhe më përcjellin, se falë tyre e kam dashamirësinë dhe famën.

Zëri: A keni diçka të ngjashme edhe në jetën e përditshme me ‘Xhbanën’ e ‘O sa mirë’?

Arjola Demiri: Jam goxha njeri i sinqertë dhe shumë njëri i drejtë, padrejtësitë nuk më pëlqejnë. Kjo pasqyrohet edhe në rolin tim pasi jam luftarake.

Zëri: Cilin rol deri tani e keni luajtur më me dëshirë?

Arjola Demiri: Ndoshta ‘Xhbanja’ është starti i karrierës sime, për t’u njoftuar edhe më shumë me publikun, edhe publiku me më pas parasysh, por jo vetëm publiku, por edhe regjisorët edhe njerëzit të cilët merren me skenën edhe filmin. Rolet çdo herë i bëj me dëshirë e nganjëherë e ke të pamundur me i nda për shkak se njëri të pëlqen për disa etapa tjetri të pëlqen për disa arsye të tjera por një rol që më ka pëlqye shumë edhe që më bën protagonist që do të vijë së shpejti është roli i ‘Shpresës’. Ka qenë një rol sfidues, një rol që mendoj se ka për t’u pëlqyer shumë dhe atë tani për tani e shoh si rolin më të mirë timin edhe pse gjithë këto vite akumulim gjithë vitet e studimit, gjithë vitet e eksperiencës jam mundu me e pasqyruar sa më natyrshëm këtë rol që e kam bërë në këtë film me metrazh të shkurtër që ka me dalë shumë shpejt. Xhirimet e këtij filmi i kemi bërë në tetor, është një tematikë për të cilën Kosova ka ende plagë të hapura, ky rol ka me qenë shumë i mirë dhe unë ka me e mbajt mend shumë gjatë sepse është roli jem i parë si protagoniste.

Zëri: Çfarë plane keni për vitin 2018?

Arjola Demiri: Unë sapo e kam përfunduar këtë film që do të dalë së shpejti, jam pjesëmarrëse edhe në disa shfaqje në teatër, shumë shpejt planifikoj edhe të jem pjesë e televizionit, një pjesë që mua më përmbushë dhe besoj që mundem me ja dalë me sukses. Këto plane të mijat për të ardhëm janë afatgjata por që kam qejf me i bërë shumë shpejt brenda një apo dy muajve, kam dëshirë me e pas një program timin në TV, dhe e kam menduar dhe e kam ideuar. Përveç se teatri më pëlqen shumë, edhe filmi gjithashtu ka filluar më me tërhequr shumë, kam shumë plane për të ardhmen që kanë të bëjnë me ekranin, radion. Ndërsa një shou është plani im për vitin 2018.

Zëri: Në serialin ‘O sa mirë’ cilin rol të kolegeve brenda serialit e kishe luajt përveç ‘Xhbanës’?

Arjola Demiri: Dihet që karakteret tjera aty kanë individualitetin e tyre po ka pas role të spikatura, aktore shumë të mira. Mua më pëlqen roli i Adrianës (Sasa), por ndoshta nuk kisha mundur me e luajt për shkak që ndoshta e shoh që Adriana e bënë më së miri, më pëlqen edhe roli i Jana Hajdarit, janë role sfiduese.

Zëri: Cilën aktore shqiptare e pëlqen më shumë, nga cila kishe marrë shembull?

Arjola Demiri: Ka aktore shumë të mira por çka së fundmi jam e dashuruar jo për shkak se unë e kam shoqe, po Adriana është njëra nga aktoret më të mira shqiptare. E them këtë për shkak të filmave që ka pas, shkak suksesit të madh që ka pas në karrierën e saj, për shkak të protagonizmit që e ka thuajse në të gjithë filmat, ajo po ashtu është e natyrshme.

Zëri: Në rast që t’u kish ofruar me e luajt rolin kryesor në film dhe patjetër do të duhej të shfaqeshe topless, si do të veproje?

Arjola Demiri: E kam pranuar, sapo e kam pranuar sepse filmi të cilin sapo e kam përfunduar ka pas një skenë ku unë shfaqem e zhveshur, jam me të brendshme, me veshje intime ku kam pas me u futë në shtrat. Pse jo, nuk është kjo që sjell anomali në një film, ne në jetën e përditshme i kemi këto sjellje edhe në qoftë se në film nuk paraqitet jeta e përditshme, natyrshmëria e jetës së përditshme, atëherë është fals, kështu që unë e pranoj pa diskutim fare. Por nëse do të ishte ndonjë rol e për mu zhveshë kot atëherë nuk kisha pranuar.

Zëri: Jeni nënë e vetme, cilat janë të rejat nga jeta juaj private, a jeni në lidhje me dikë?

Arjola Demiri: Besoj që gjithë këtë kohë, që e kam këtë pauzë unë jam duke mënduar për vetën time, për Ariolën në radhë të parë, në radhë të dytë dhe për Arjolen në radhë të tretë! Nuk jam e fokusuar të kem patjetër një marrëdhënie, jam e fokusuar që të startojë fuqishëm në karrierë. Mashkulli në ditët e sotme besoj se është vetëm pengesë.

Zëri: Duket se i kushtoni shumë rëndësi pamjes së jashtme, sa gjeni kohë për kujdesie ku blini veshjet?

Arjola Demiri: Unë e kam një shoqe timen dizajnere e cila edhe me kritikon edhe më mëson. Është Valdete Mustafa, përndryshe për paraqitjen time kohë më parë jam përkujdes më shumë deri në detajin më të vogël si në veshje po ashtu edhe në grim. Te roli i Xhbanës unë nuk kujdesem për veshjen e për grimin për me plotësuar rolin, çka dua të them nuk i kushtoj shumë rëndësi. Investimin tim mat madh e kam në profesion, mendoj që jam në rregull, nuk kam nevojë për shumë intervenime me pëlqen thjeshtësia.

Zëri:A keni bërë operacione plastike apo a do të kishit bërë ndonjëherë?

Arjola Demiri: Me pas lek, jetën jua kisha nxi operacioneve plastike, nuk jam kundër tyre, kur është fjala tek hunda, veshët, jam kundër ekzagjerimit, ndoshta kisha bërë ndonjë, e ndoshta edhe bëj.

Zëri: Sa keni kohë për fëmijët, si reagojnë kur ju shohin nëpër media?

Arjola Demiri: Unë edhe fëmijët i kam impenju në aktrim, kanë pas role kryesore, vajza edhe djali i madh, janë shumë të talentuar e kanë aktrimin pasion e dëshirë. Në fillimet kur kam ardhur në ‘O sa mirë’ ju kam munguar shumë, nuk ishin mësuar që unë me u shkëput aq shumë nga ta, përndryshe nga qe edhe vet ju pëlqen aktrimi pasi e kanë provuar vetë, më kanë besuar se sa e vështirë është. Përndryshe kam kohë për ta, pjesën më të madhe d.m.th të rritjes së tyre unë kam qenë afër tyre pa u shkëput as edhe një sekondë. Tani janë rritë, vajza e madhe është 11 vjeçare, djali 10 vjeç, vajza e vogël i mbushë 6 vjeç, janë të rritur mjaftueshëm që me e përballu largimin prej meje./ZËRI