Një shtet në SHBA kërkon pavarësinë

Një shtet në SHBA kërkon pavarësinë

Lajme
Udhëheqësit e grupit publikuan të hënën një Deklaratë të Pavarësisë në shpresat se përfundimisht do të çonte në pavarësinë nga kapitali i shtetit, Sacramento.Ndryshe nga lëvizja Calexit, e cila kërkon pavarësi nga Shtetet e Bashkuara për të gjithë shtetin e Kalifornisë, grupi “New California”, dëshiron të mbetet pjesë e Shteteve të Bashkuara, por nuk dëshiron të qeveriset nga shteti i Kalifornisë.“Pas viteve të taksimit, rregullimit dhe politikës së mono partisë, shteti i Kalifornisë dhe shumë prej 58 qarqeve janë bërë të paqëndrueshme”, tha grupi.“Natyra e Shtetit që bëhet e padiskutueshme ka shkaktuar një rënie në shërbimet esenciale themelore siç janë arsimi, zbatimi i ligjit, mbrojtja nga zjarri, transporti, strehimi, kujdesi shëndetësor, taksimi, të drejtat e votuesve, sistemet bankar
Detaje të reja në rastin e gjykimit të Azem Sylës

Detaje të reja në rastin e gjykimit të Azem Sylës

Lajme
Kryetari i trupit gjykues të EULEX-it, Arcadius Sedek, në seancën e 9 janarit e cila dështoi të mbahet, tregoi se EULEX kishte parashtruar një kërkesë në KGJK për të caktuar gjyqtaren Nora Bllaca në trupin gjykues të EULEX që do ta gjykojë rastin e Azem Sylës, mirëpo KALLXO.com merr vesh se kjo kërkesë është tërhequr nga EULEX.Kërkesa për caktimin e gjyqtares Bllaca ishte bërë pasi që Bllaca ishte gjyqtarja e vetme e cila kishte qenë pjesë e panelit të gjyqtarëve në rastin e mundësinë së veçantë hetuese ku në më shumë se 20 seanca ishin dëgjuar dy dëshmitarë të mbrojtur. Kodi i Procedurës Penale të Kosovës parasheh që njëri nga gjyqtarët që merr pjesë në mundësinë e veçantë hetuese nëse ngritet aktakuza, emërohet kryetar i trupit gjykues apo anëtar.Në këtë rast, sipas njoftimit të gjyqtari
Superligës i ofrohet mundësia e artë për promovim ndërkombëtar

Superligës i ofrohet mundësia e artë për promovim ndërkombëtar

Sport
Por, Superliga e Kosovës ka pasur përfaqësim fare të vogël në dhjetë ndeshjet kualifikuese dhe në miqësoret me Ishujt Faroe dhe së fundi me Letoninë.Në ndeshjet kualifikuese për botëror në përfaqësuese ftohej vetëm Bledar Hajdini, si portier i tretë e në pak ndeshje Hajdini u "gradua" në portier të dytë dhe kështu u lirua vend edhe për Visar Bekajn, shkruan sot Koha Ditore. Në miqësoren e fundit, atë ndaj Letonisë të luajtur në nëntor në Mitrovicë, si zëvendësues e fituan rastin portieri Hajdini e mbrojtësi Armend Thaqi, të cilët debutuan në përfaqësuese. Dhe në fillim të muajit shkurt dyert e përfaqësueses përnjëherë do të hapen për shumë lojtarë të Superligës.  Do të jenë 20 lojtarë të klubeve të Vala Superligës së Kosovës në futboll që do të ftohen për miqësoren me Azerbajxhanin, që luh
Zyrtare: Drilon Hajrizi i bashkohet klubit japonez

Zyrtare: Drilon Hajrizi i bashkohet klubit japonez

Sport
Samuraiz ka njoftuar për transferimin e kosovarit përmes një statusi në llogarinë e vet zyrtare në Facebook, ku janë publikuar fotografi nga zyrtarizimi i tij pikërisht në ditëlindjen e 26-të të tij, transmeton Express.“Jam i nderuar që jam pjesë e një klubi të mrekullueshëm. Do t’ia dedikoj të gjitha aftësitë e mia kësaj skuadre”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të klubit. Hajrizi është bërë kosovari i parë që transferohet në basketbollin japonez. Ai u transferua nga Sigal Prishtinës në klubin japonez, me të cilin ka nënshkruar kontratë për sezonin 2017-18. /Express/  /gazetaexpress/
Delawie bën një paralajmërim të ashpër: Nëse e shfuqizojnë Specialen liderët do të përballen me pasoja

Delawie bën një paralajmërim të ashpër: Nëse e shfuqizojnë Specialen liderët do të përballen me pasoja

Lajme
Në një paraqitje para gazetarëve pak çaste më parë, diplomati amerikan përsëriti qëndrimin e shtetit të tij për Specialen duke thënë që shfuqizimi i saj do të kishte pasoja të rënda për Kosovën, dhe se një gjë të tillë, ai ua ka përkujtuar edhe politikanëve kosovarë.“Ne presim që Kosova të përmbushë obligimet që ka marrë përsipër ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ne jemi të vetëdijshëm që në Kosovë kanë ardhur e shkuar edhe misione të tjera të drejtësisë. Nuk ka sistem perfekt të drejtësisë”, tha Delawie. Tutje, ai tha që fakti që disa njerëz që kanë kryer krime kanë arritur t’i shpëtojnë drejtësisë nuk do të thotë që e njëjta gjë do të ndodhë edhe me personat tjerë që kanë kryer krime lufte për të cilat është themeluar Gjykata Speciale. “Kosova nuk mund të jetë shtet ku mbizotëron mosndëshku
Serbia kërkon zyrtarisht të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Serbia kërkon zyrtarisht të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviq

Lajme
Aktualisht hetimet po kryhen nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, nga një prokuror shqiptar dhe serb. Por, dje pala serbe, më saktësisht Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se Serbia do t’i drejtohet zyrtarisht UNMIK’ut dhe EULEX’it që edhe organet serbe të përfshihen në hetime. Kjo edhe ka ndodhur sot kur Ministrja serbe Nela Kuburovic ka nisur shkresë në adresë të Zyrës së BE’së në Beograd e cila e ka proceduar atë në Kosovë. Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Drejtori i Policisë Shpend Maxhuni pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës kanë njoftuar se për hetimin në fjalë është krijuar një Taskë Forcë. Ata po ashtu kanë thënë se në rast se paraqitet nevoja në këtë hetim do të përfshihet edhe3 Byroja Federale e Hetimeve (FBI), me të cilën P
Asnjë lojtar i Realit në mesin e top 200 lojtarëve në garë për Këpucën e Artë

Asnjë lojtar i Realit në mesin e top 200 lojtarëve në garë për Këpucën e Artë

Sport
Cristiano Ronaldo, Isco, Marco Asensio dhe Gareth Bale janë krye golashënuesit e përbashkët të Real Madridit deri tani në La Liga, secili me nga katër gola, por ata janë shumë prapa të tjerëve, transmeton Express.Në krye të listës janë Harry Kane dhe Ciro Immobile, të cilët kanë shënuar nga 20 gola secili dhe vlerësohen me 40 pikë. Edinson Cavani, Mauro Icardi dhe Mohamed Salah janë të radhës në listë, para Lionel Messit që është i gjashti, i cili i ka shënuar 17 gola dhe prin në La Liga. Më poshtë e gjeni listën e plotë. /Express/  /gazetaexpress/
Juventus përgatit ofertë për yllin e Arsenalit

Juventus përgatit ofertë për yllin e Arsenalit

Sport
Juventusi është duke e përgatitur një ofertë për mbrojtësin e djathtë të Arsenalit, Hector Bellerin, raporton Calciomercato.Gjiganti italian, që është në kërkim edhe të portierit spanjoll Pau Lopez nga Espanyoli, beson se bashkëkombësi i Bellerinit mund të jetë vendimtar për ta bindur atë të kalojë në Itali, transmeton Express. Lopez dhe Bellerin e ndajnë të njëjtën agjent. Raportohet se Juve është e gatshme të shpenzojë shumë për Bellerinin. /Express/ /gazetaexpress/
​Tragjedia në Dol të Gjakovës, 45-vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e babës

​Tragjedia në Dol të Gjakovës, 45-vjeçari i dha fund jetës mbi varrin e babës

Lajme
Dhjetëra njerëz mëngjesin e së martës ia kishin mësyrë shtëpisë së Kolë Markut ku jeton familja e tij për të shprehur ngushëllime. Kjo pasi që 45-vjeçari, mëngjesin e së shtunës i dha fund jetës duke pirë acid.Gazeta Express, të martën, ka qëndruar në shtëpinë e të ndjerit Kolë Maraj, familjarët e të cilit kanë rrëfyer për momentin kur e kanë gjetur 45-vjeçarin të vdekur. Marku, zgjodhi varrin e babait i cili i kishte vdekur vite më parë, që t’i jepte fund jetës. Por para se ta kryente këtë akt, i ndjeri kishte telefonuar gruan dhe djalin për t’ia kumtuar lajmin se e ka ndërmend t’i jepte fund jetës, duke u treguar lokacionin se ku planifikonte ta kryente vetëvrasjen. E ka qenë vetë djali i tij 15 vjeç, i cili e ka gjetur babanë të vdekur në varreza. Kështu ka thënë për Express vëllai i të
Ambasadori zviceran: Shteti i Kosovës duhet ta hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Ambasadori zviceran: Shteti i Kosovës duhet ta hetojë vrasjen e Ivanoviqit

Lajme
Ai ka thënë se hetimin për vrasjen e tij duhet ta bëjë shteti i Kosovës në mënyrë profesionale dhe se, sipas tij, bashkësia ndërkombëtare thërret për përgjegjësi dhe maturi në këtë kohë që ai e ka quajtur të vështirë 24 orë pas ekzekutimit të Ivanoviqit.Kjo deklaratë erdhi një ditë pasi u vra Oliver Ivanoviqi para selisë së partisë së tij Iniciativa Qytetare SDP në veri të Mitrovicës. Edhe Serbia ka kërkuar që të përfshihet në hetimin për vrasjen e tij./gazetaexpress/