Pas shtatzënisë, ja për sa kohë e rigjeni peshën e dikurshme –

Një studim i fundit ka zbuluar kohën që i duhet një femre të rigjejë peshën e dikurshme pas shtatzënisë.

Sipas studimit britanik femrat duhet të pyesin 19 muaj pas shtatzënive që të rigjëjnë formën e dikurshme. 54% e të anketuarave në fakt kanë pranuar se nuk e kanë arritur kurrë me peshën që kishin para se të mbeteshin shtatzëna, por i janë përafruar pas një kohe të gjatë.

Në fakt kilogramët e shtatzënisë janë edhe një burim i madh stresi për femrat dhe një pengese për të marrë masat e duhura.

Ndryshe nga njerëzit e zakonshmet, VIP-at i humbasin shume shpejt kilet e tepërta. Sipas studimit kjo vjen si pasoje e trysnisë se madhe që ato kanë për të qenë perfekte.

Nga ana tjetër, nenat në përgjithësi kalojnë në plan të dytë peshën dhe i japin me tepër rëndësi netëve të bebit, ushqimit të tij, etj. Femrat e famshme në përgjithësi kanë ndihmëset të cilat kujdesen për vogëlushet dhe atyre ju krijohet koha dhe mundësia për të mbajtur dieta dhe për t’u marrë me aktivitete fizike.

GazetaExpress