Peticioni online Po Demarkacionit dhe Po Gjykates speciale Mbledh mijera nenshkrime brenda pak oresh

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë shprehur qartas qëndrimin e tyre karshi dy prej temave më të nxehta në vend të kohëve të fundit: për Demarkacionin e kufirit të vendit me Malin e Zi, që po mban peng liberalizimin e vizave nga ana e Bashkimit Evropian, dhe për shfuqizimin e mundshëm të Gjykatës Speciale, që do të merret me krimet e supozuara të luftës në vend.
Më shumë se 6 mijë nënshkrime të qytetarëve të vendit janë grumbulluar në një peticion në internet (kliko këtu për ta nënshkruar), me me anë të të cilit kërkohet nga Kuvendi i Kosovës që marrëveshja për Demarkacionin me Malin e Zi të ratifikohet, dhe që iniciativat për rrëzimin e Gjykatës Speciale të mos kalohen.

I nisur nga drejtori i Gazetës Express, Berat Buzhala, peticioni PO demarkacionit, dhe JO anulimit të Gjykatës Speciale, ka ngjallur entuziazëm të madh.

Për disa orë, pas hapjes së tij, ky peticion është nënshkruar, përveç nga qytetarët e thjeshtë, edhe nga zyrtarë dhe ish-zyrtarë shtetërorë – përfshirë deputetët aktualë të Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda dhe Milaim Zeka, si dhe ish-ministrin e Brendshëm, Skender Hyseni.

Peticioni ka zënë vend edhe në pjesën më të madhe të mediave në vend, të cilat kanë raportuar për mbështetjen e madhe për të. Lajmi për peticionin dhe suksesin e tij ka gjetur vend edhe në mediat e Shqipërisë.

“Vendi po përballet me rrezikun e izolimit ndërkombetar. Kjo është një kërkesë për Kuvendin e Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi si dhe ta ndalë idenë e shfuqizimit të Gjykatës Speciale”, ka thënë Buzhala, në arsyetimin për peticionin.

Buzhala ka parashikuar se deri në fund të javës, me këtë ritëm, peticioni do t’i ketë grumbulluar 15 mijë nënshkrimet e synuara.

Ai ka thënë se ky peticion do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, për t’i treguar që “guximi qytetar eshte me i rendesishem se sa trimeria tribale, farefisnore”.

Peticionin ‘online’ mund ta nënshkruani duke dhënë emrin, mbiemrin, dhe adresën e postës tuaj elektronike, në këtë adresë:

Peticionin mund ta shihni apo nenshkruani online ketu: https://www.change.org/p/kuvendit-te-kosoves-te-ratifikohet-demarkacioni-me-malin-e-zi-dhe-te-mos-shfuqizohet-gjykata-speciale

/gazetaexpress/