“Reali humbi shumë me mos transferimin e Mbappes”

Paul Le Guen, ish lojtar dhe trajneri i París Saint Germain, mendon se Real Madridi ka humbur shumë me mos transferimin e talentit francez, Kylian Mbappe, raporton AS, transmeton Gazeta Express.

Për Le Guen, nënshkrimi i francezit do të ishte ideali “për të rigjeneruar skuadrën që fitoi pothuajse gjithçka” dhe që largoi dy lojtarë të sulmit me përvojë si James Rodriguez dhe Alvaro Morata, duke sjell në skaudër vetëm të riun e akademisë, Mayoral.

Ky gabim i Zidane tashmë po vërehet, 19 pikë prapa Barcelonës në La Liga pas vetëm 19 xhirove dhe tashmë mund të quhet i humbur titulli në Spanjë.

“Mendoj se Real Madridi humbi një shans fantastik që nuk e bindi Mbappen t’iu bashkohet atyre”, u shpreh Le Guen.

“Mendoj se me humbjen e Mbappes, Reali humbi mundësinë e artë për ta rigjeneruar këtë grup që ka fituar dy Liga të Kampionëve me radhë”, u shpreh Guen.

Mbappe u transferua te PSG-ja nga Monaco në formë huazimi deri në vitit 2018, me obligim për ta blerë për 180 milionë euro.

19 vjeçari aktualisht fiton 18 milionë euro në sezon te francezët dhe duket se është pikërisht paga ajo që distancoi Realin. /Gazeta Express/

/gazetaexpress/