Shkaqet e depresionit paslindjes –

Lindja e një fëmije përcillet zakonisht me shpërthime emocionale të fuqishme, si lumturi gëzim, por edhe frikë e ankth.

Por kjo përzierje e ndjenjash të ndryshme mund të çojë deri në depresion.

Tek rreth 10% e nënave, simptomat fillestare të padëmshme në dukje vijnë duke u përkeqësuar, duke ndikuar në cilësinë e jetës së përditshme. Në këtë rast duhet që sa më parë t’i drejtoheni mjekut specialist për ndihmë, me qëllim që rimëkëmbja të marrë sa më pak kohë.

Pse pas lindjes?

Arsyet më të shpeshta janë ndryshmet hormonale – për shkak të rënies drastike të estrogjenit dhe progjesteronit, si dhe hormonit të gjëndrës tiroide, për shkak të së cilës ndjeheni të lodhur dhe të ngadalshëm.

Gjithashtu, ndryshimet në shtypjen e gjakut dhe imunitetit, në sjellje etj. Emocionalisht ndjeheni sikur të keni humbur kontrollin mbi jetën tuaj dhe përballeni me frikën nëse do ja dilni dot si nënë me beben tuaj.

Gjithashtu, shumë probleme jetësore mund që të ndikojnë në paraqitjen e depresionit, të tilla si vështirësitë në dhënien e gjirit, problemet financiare, mungesa e përkrahjes nga partneri dhe familja etj.

GazetaExpress