Studimi, femrat me sy kafe janë më të besueshme! –

Kush di të lexojë hartën e fytyrës e shumë kollaj të përcaktojë karakterin e personit që ka përballë. 

Për femrat me sy me ngjyrë thonë se janë më lozonjare dhe preferohen më tepër nga meshkujt, por ato me sy ngjyrë kafe janë konsideruar më të besueshme se sa femrat me sy kaltër. Madje edhe djemtë me fytyrë të rrumbullakët gjithashtu janë konsideruar më të besueshëm sesa ata me fytyrë të mprehtë.

Në një studim të botuar nga Universiteti Charles në Çeki, pjesëmarrësit vështruan fytyrat e femrave dhe meshkujve dhe janë pyetur për vlerësimin rreth besueshmërisë së tyre, vetëm duke vështruar sytë e tyre: ngjyrën dhe formën.

Pjesëmarrësit mendonin se njerëzit me sytë ngjyrë kafe janë më të besueshëm se ata me blu, por megjithatë ngjyra e syve mund të mos jetë faktor përcaktues, sipas Telegraf.

Për meshkujt pjesëmarrës thanë se do t’i besonin më shumë njerëzit me fytyra të rrumbullakëta dhe gojë të madhe, më shumë se sa ata me fytyrë të gjatë.

Për femrat, forma e fytyrave nuk ka ndikuar në rezultat ashtu si për meshkujt. Interesante ishte, se kur tregohen fytyra identike dhe me sytë me ngjyra të ndryshme, pjesëmarrësit u shprehën se ata do t’i besonin në mënyrë të barabartë.

Përfundimi duket se karakteristikat e fytyrës që lidhen me sytë kafe, janë ato që e bën dikë të duket më i besueshëm.

Pyetjet që strohen pas këtij studimi janë: Pse burrat gjykohen më shumë nga forma e fytyrës, ndërsa femrat gjykohen më shumë nga ngjyra e syve të tyre?Çfarë ka lidhje me formën e fytyrës apo ngjyrën e syve, që e bën dikë të krijojë besim?

GazetaExpress