Vuçiq niset për Graçanicë

Vizitën e tij që e nisi në mëngjes duke hyrë nga pika kufitare në Jarinje, Aleksandar Vuçiq do ta vazhdojë në Graçanicë.

Ai është nisur për këtë qytezë pranë Prishtinës ku do ta vizitojë manastirin.

Vuçiq më tutje do të vazhdojë drejt Llapnasellës ku do të takohet me qytetarët.

Në fillim të vizitës së sotme. Presidenti i Serbisë vizitoi manastirin Banjsko afër Zveçanit, ndërsa më pas vendosi kurorë lulesh te vendi ku u vra para katër ditësh politikani Oliver Ivanoviq.

Vuçiq pastaj takoi politikanët serbë.

Policia e Kosovës nën masa të rrepta sigurie e përcolli këtë vizitë, ndërsa gjatë saj Vuçiq dha mesazhe paqeje.

/gazetaexpress/