Zidane: “Neymar? E gjithë bota e do lojtarin…”

Ende pa i mbushur një vit te klubi i ri, Paris Saint Germain, ku u transferua nga Barcelona për 222 milionë euro, Neymar është temë diskutimi në të gjitha mediat botërore se mund të ndërrojë sërish ambient.

Real Madridit pretendohet të jetë destinacioni i ardhshëm i brazilianit dhe për këtë është pyetur edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili ka vetëm fjalë të mira për 25 vjeçarin.

“Nuk flas për lojtarët që nuk janë të mitë. Mund të them, që është shumë e rëndësishme, lojtarin e do e gjithë bota e futbollit sepse është futbollist fantastik”, u shpreh Zidane. /Gazeta Express/

/gazetaexpress/